Page 20 - Demo
P. 20


                                    12Atomet, molekulat dhe reaksionet kimikeSituata e të nxënit:• njehsimi i masave të reaktantëve dhe masave të produkteve;• njehsimi i vëllimit të një gazi të çliruar si produkt apo të futur në reaksion.Fig. 1 Guri gëlqeror (CaCO3) shpërbëhet në temperaturë të lartë, në furrat e gëlqeres, për të prodhuar gëlqere të pashuar (CaO). Kjo është një furrë tradicionale gëlqereje në Indi.1.51. Njehsoni masën në gram të klorurit të hekurit që përftohet kur në reaksion hyjnë 1,86 g hekur dhe3,5 g klor.2. Një avion djeg 200 kg/minutë karburant, formula kimike e të cilit është C11H24. Njehsoni masën në gram dhe vëllimin në litër të dioksidit të karbonit të përftuar në minutë. Po në një orë udhëtim? 3. Njehsoni masën e aluminit që mund të nxirret nga elektroliza e 1 ton boksiti të pastër.PYETJE DHE DETYRASHEMBULL I ZGJIDHURNjehsoni masën e oksidit të kalciumit, CaO, që mund të merret nga1 ton (1000 kg) karbonat kalciumi, CaCO3.Për të njehsuar masën e oksidit të kalciumit, veprojmë si më poshtë:a) Shkruajmë barazimin e reaksionit. CaCO3(ng) → CaO(ng) + CO2(g)b) Njehsojmë masat molare të karbonatit të kalciumit dhe të oksidit të kalciumit.MCaCO3 = ArCa + ArC + 3ArO = 100 g/molMCaO = ArCa + ArO = 56 g/molc) Njehsojmë numrin e moleve të karbonatit të kalciumit që ndodhennë 1000 kg.n = m/M = 1000000g/100gmol-1 = 10000 mole CaCO3d)Ndërtojmë raportet sipas reaksionit të mësipërm.1 mol karbonat kalciumi 1 mol oksid kalciumi10000 mole X = 10000 molee) Njehsojmë masën e CaO.m = n × M = 10000 mol × 56 g/mol = 560000 g = 560 kg CaO përftohet nga shpërbërja e 1 ton CaCO3.Shpesh në një reaksion kimik duhet të njehsohet masa e një reaktanti apo masa e një produkti. Gjithashtu duhet të njehsohet edhe vëllimi në litra i secilit reaktant apo secilit produkt, nëse gjendja fizike e tyre është e gaztë. Më poshtë jepen disa shembuj të tillë.Njehsimi i masave të reaktantëve dhe masave të produkteveNjehsimi i vëllimit të dioksidit të karbonit të përftuar nga ky reaksiona) Nga reaksioni shihet se raportet janë si më poshtë:1 mol karbonat kalciumi = 1 mol oksid kalciumi + 1 mol dioksid karboni10000 mole 10000 mole 10000 moleb) Njehsojmë vëllimin e CO2 (dimë se 1 mol në kushte normale zë vëllimin 22,4 l):v = n × V = 10000 × 22,4 l = 224000 litra = 224 m3 dioksid karboni përftohen nga shpërbërja e 1 ton CaCO3.Njehsime stekiometrike
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24