Page 200 - Demo
P. 200
192Kinetika kimikerritet edhe k. Duhet të theksojmë gjithashtu se barazimi i shpejtësisë mund të merret vetëm në rrugë eksperimentale, pra jo nga barazimi i reaksionit. Në barazimin e shpejtësisë të dhënë më sipër vërejmë se fuqitë e përqendrimeve m dhe n nuk janë domosdoshmërisht të njëjta me koeficientet a dhe b në barazimin e reaksionit kimik. Në reaksionin midis propanonit dhe jodit në tretësirë ujoreCH3COCH3(uj) + I2(uj) → CH2ICOCH3(uj) + H+(uj) + I–(uj)jonet H+ luajnë rolin e katalizatorit. Eksperimentet tregojnë se barazimi i shpejtësisë mund të shprehet si më poshtë:Shpejtësia = k[CH3COCH3][H+]Nëpërmjet këtij barazimi kuptojmë qartë se barazimi kimik i reaksionit nuk mund të tregojë asgjë në lidhje me barazimin e shpejtësisë. Ndonëse I2është një reaktant i rëndësishëm në barazimin e reaksionit, në barazimin e shpejtësisë ai nuk shfaqet. Për më tepër, jonet H+ të cilat shfaqen në barazimin e shpejtësisë, nuk shfaqen si reaktant në barazimin e reaksionit.1. Shikoni barazimin e mësipërm të shpejtësisë së reaksionit të propanonit me jodin në tretësirë acide. a) Cili është rendi i reaksionit në lidhje me:i. propanonin; ii. jodin; iii. jonet H+? b) Cili është rendi i përgjithshëm i reaksionit? 2. Për reaksionin e acidit metanoik me Br2, të cilin e studiuam në mësimin e mëparshëm, tregoni cili është rendi i reaksionit në lidhje me Br2. PYETJE DHE DETYRAReaksionet e rendit të parë Grafiku i figurës 3 (mësimi 10.10) tregon lidhjen ndërmjet shpejtësisë së reaksionit dhe përqendrimit për një reaksion tipik të rendit të parë. Në këtë rast, shpejtësia e reaksionit është në përpjesëtim të drejtë me përqendrimin e reaktantit që shqyrtohet. Pra, termi i përqendrimit të reaktantit ngrihet në fuqi të parë në barazimin e shpejtësisë:Shpejtësia = k[A]1 = k[A]Dyfishimi i përqendrimit të A çon në dyfishimin e shpejtësisë së reaksionit. Trefishimi i përqendrimit të A trefishon shpejtësinë e reaksionit dhe kështu me radhë. Këtë e tregon më së miri vija e drejtë në grafikun e shpejtësisë ndaj përqendrimit.3. Shikoni me kujdes figurën 2 (mësimi 10.10), ku paraqitet një grafik tipik i përqendrimit ndaj kohës për një reaksion të rendit të parë. Sa sekonda nevojiten që përqendrimi i bromit, [Br2], të zvogëlohet nga: a) 0,010 mol/l deri në 0,005 mol/l; b) 0,005 mol/l deri në 0,0025 mol/l; c) 0,0025 mol/l deri në 0,001 25 mol/l;d) 0,008 mol/l deri në 0,004 mol/l. PYETJE DHE DETYRAGjatë reaksionit, në çdo çast të dhënë nevojiten rreth 200 sekonda që përqendrimi i bromit të përgjysmohet (pra, të bjerë nga një përqendrim x mol/l deri në x/2 mol /l).SHËNIMBarazimi i shpejtësisë njihet dhe si ligji i shpejtësisë.PËRKUFIZIMEBarazimi i shpejtësisë tregon se si ndryshon shpejtësia e reaksionit me ndryshimin e përqendrimeve të substancave që marrin pjesë në këtë reaksion.Rendi i një reaksioni në lidhje me një reaktant të dhënë është fuqia e përqendrimit të atij reaktanti në barazimin e shpejtësisë.Rendi i përgjithshëm i një reaksioni është shuma e rendeve të reaktantëve përkatës në barazimin e shpejtësisë.PËRKUFIZIMEKoha që nevojitet për përgjysmimin e përqendrimit të njërit prej reaktantëve quhet gjysmëjetë e reaksionit.KONCEPTE KYÇEPër reaksionin e përgjithshëmxA + yB → produkte,është zbuluar në rrugë eksperimentale se shpejtësia e reaksionit mund të shprehet si:shpejtësia = k[A]m[B]nKjo shprehje njihet si barazimi i shpejtësisë së reaksionit, ku kështë konstantja e shpejtësisë, vlera e së cilës është konstante në një temperaturë të caktuar. Kur përqendrimet e reaktantëve janë 1,0 mol/l, k është numerikisht e barabartë me shpejtësinë e reaksionit. Barazimi i shpejtësisë mund të merret vetëm në rrugë eksperimentale. Pra, ai nuk mund të nxirret nga barazimi i reaksionit.

