Page 208 - Demo
P. 208


                                    1.a) Jepni një shembull të një reaksioni që ndodh menjëherë dhe një shembull të një reaksioni që ndodh shpejt në temperaturë të lartë, por nuk ndodh në temperaturën e dhomës.b) Shpjegoni pse këto reaksione sillen në atë mënyrë.2. Reaksioni midis disa copave të mermerit (CaCO3) dhe tretësirës së holluar të acidit klorhidrik është përdorur nga nxënësit për të hetuar ndikimin e sipërfaqes së kontaktit në shpejtësinë e reaksionit. Gjatë reaksionit, CO2 del nga përzierja dhe mblidhet në një shiringë të shkallëzuar. Rezultatet e tyre janë paraqitur në figurën 1.Në eksperimentin 1, ata përdorën 5 copa të vogla mermeri (masa e përgjithshme = 2 g) dhe 50 ml tretësirë acidi klorhidrik 0,1 mol/l.Në eksperimentin 2, nxënësit përdorën një copë të madhe mermeri (masa = 2 g) dhe 50 ml të të njëjtit acid.a) Shkruani barazimin e reaksionit.b) Vizatoni dhe emërtoni diagramin e aparaturës së përdorur.Vëllimi i dioksidit të karbonit (në ml) 8060402000 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100Koha e reaksionit (në s)Eksperimenti 2Eksperimenti 1Fig. 1c) Në të dyja eksperimentet ka tepricë të madhe mermeri. Shpjegoni pse.d) Pse vëllimi përfundimtar i dioksidit të karbonit është i njëjtë në të dyja eksperimentet?e) Pse lakoret bëhen të rrafshëta?f) Përdorni lakoret për të vlerësuar shpejtësinë fillestare të secilit reaksion.g) Shpjegoni pse shpejtësia fillestare e reaksionit është e ndryshme në të dyja reaksionet?3. a) Cili nga faktorët e mëposhtëm ndikon në shpejtësinë me të cilën digjet një qiri?i. temperatura e ajrit ii. lloji i qiriritiii. trysnia atmosferike iv. gjatësia e fitilitb) Shpjegoni përgjigjen që dhatë për pyetjen a. c) Jepni dy faktorë të tjerë që ndikojnë në shpejtësinë me të cilën digjet qiriri.4. Hartoni një eksperiment për të hetuar ndikimin e përqendrimit të acidit në gërryerjen e gurit gëlqeror,i cili është kryesisht karbonat kalciumi.5. Oksidi i manganit(IV), i ngurtë dhe i zi, vepron si katalizator në shpërbërjen e tretësirës ujore të peroksidit të hidrogjenit, duke formuar ujë dhe hidrogjen.a) Çfarë kuptoni me termin “katalizator”?b) Shkruani barazimin e reaksionit të katalizuar nga oksidi i manganit(IV).c) Përshkruani një eksperiment, nëpërmjet të cilit të tregoni se oksidi i manganit(IV) vepron si katalizator për shpërbërjen e peroksidit të hidrogjenit.6. Rruga ose mekanizmi i reaksionit ekzotermik të hidrolizës të klor-2-metil-2-propanit është treguarnë figurën 2. i ngadaltë−CH3−C −CH3Cl−CH3−CH3−C −CH3OH−CH3CH3−C −CH3 + Cl– −CH3+ i shpejtë CH3−C −CH3 + OH– −CH3+Fig. 2a) Skiconi profilin e reaksionit të shndërrimit të CH3C(CH3)ClCH3 në CH3C(CH3)OHCH3Tregoni energjinë e aktivizimit, ndryshimin e entalpisë së reaksionit dhe pozicionin e reaktantëve, përbërjeve të ndërmjetme dhe produkteve në profilin e reaksionit.b) Studimi i kinetikës të këtij reaksioni tregon se në shpejtësinë e reaksionit nuk ndikon përqendrimi i joneve OH–. Argumentoni pse.c) Në disa kushte të caktuara, reaksioni mund të bëhet i prapësueshëm. Çfarë kushtesh do të sugjeronit për këtë?7. Për reaksionin e gaztë,A(g) + B(g) → C(g) + D(g) është gjetur se shpejtësia e reaksionit = k[A]2 [B] Sa herë rritet ose ulet shpejtësia nëse: a) trysnitë e pjesshme të A dhe B dyfishohen; b) trysnia e pjesshme e A dyfishohet, ndërsa ajo e B mbetet konstante; c) vëllimi i enës ku ndodh reaksioni dyfishohet; d)shtohet një gaz inert, i cili dyfishon trysninë e 20010 Ushtrime përmbledhëse
                                
   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212