Page 209 - Demo
P. 209


                                    përgjithshme, ndërsa trysnitë e pjesshme të A dhe B mbeten konstante? 8. a) Ndërtoni grafikë që tregojnë varësinë e përqindjes së reaktantëve të mbetur ndaj kohës, përkatësisht për një reaksion të rendit zero dhe për një reaksion të rendit të parë. (Për secilin rast supozoni që sasitë e reaktantëve bien nga 100% në 50% për 10 minuta.)b) Në tabelën e mëposhtme janë dhënë konstantet e shpejtësisë (k) për shpërbashkimin e jodurit të hidrogjenit në temperatura të ndryshme. i. Përshkruani prirjen që shfaqin të dhënat në tabelë.Konstantja e shpejtësisë, k /mol/lsTemperatura (në K) 3,75 × 10–9 5006,65 × 10–6 6001,15 × 10–3 7007,75 × 10–2 8009. Në tretësirë ujore, jonet e amonit bashkëveprojnë me jonet nitrite sipas reaksionit të mëposhtëm: NH4+(uj) + NO2–(uj) → N2(g) + 2H20(l) Tabela tregon varësinë e shpejtësisë fillestare të reaksionit nga përqendrimet e reaktantëve.[NH4+]/mol/l[NO2–]/mol/lShpejtësia fillestaremol/ls0,0100 0,200 5,4 × 10–70,0200 0,200 10,8 × 10–70,0300 0,200 16,2 × 10–70,200 0,0202 10,8 × 10–70,200 0,0404 21,6 × 10–70,200 0,0606 32,4 × 10–7a) Përcaktoni rendin e reaksionit në lidhje me NH4+.b) Përcaktoni rendin e reaksionit në lidhje me NO2–.c) Shkruani barazimin e shpejtësisë për reaksionin.d) Jepni rendin e përgjithshëm të reaksionit.e) Përcaktoni shpejtësinë fillestare të reaksionit kur [NH4+] = 0,0400 mol/l dhe [NO2–] = 0,200 mol/l.f) Gjeni vlerën e konstantes së shpejtësisë (k) duke dhënë edhe njësitë e saj.g) Me anë të barazimit të shpejtësisë, përcaktoni shpejtësinë e reaksionit kur [NH4+] = [NO2–] = 0,080 mol/l.10. Peroksidi i hidrogjenit bashkëvepron me jonet jodure në tretësirë acide sipas reaksionit të mëposhtëm: H2O2(uj) + 2I–(uj) + 2H+(uj) → I2(uj) + 2H2O(l)Shpejtësia e reaksionit mund të përcaktohet duke matur kohën në momentin që në tretësirë shfaqet I2. Sapo shfaqet jodi, përqendrimi i I2 është 10–5 mol/l.a) Në eksperimentin e parë, përqendrimet fillestare janë: [H2O2] = 0,010 mol/l, [I–] = 0,010 mol/l dhe [H+] = 0,10 mol/l. Përcaktoni shpejtësinë e reaksionit nëse I2 shfaqet pas 6 sekondave.b) Në eksperimentin e dytë, përqendrimet fillestare janë [H2O2] = 0,005 mol/l, [I–] = 0,010 mol/l dhe [H+] = 0,10 mol/l. Përcaktoni shpejtësinë e reaksionit nëse I2 shfaqet pas 12 sekondave.c) Nisur nga rezultatet që morët, shpjegoni pse reaksioni është i rendit të parë në lidhje me H2O2.d)Duke pasur parasysh se shpejtësia e reaksionit = k[H2O2] [H+] [I–],gjeni konstanten e shpejtësisë (k).e) Cilat janë njësitë e k?f) Parashikoni shpejtësinë e reaksionit kur [H2O2] = 0,05 mol/l, [H+] = 0,10 mol/l dhe [I–] = 0,02 mol/l.11. a) Vizatoni një lakore të profilit të energjisë për reaksionin:  H2(g) + I2(g) → 2HI(g) ∆H° = –10 kJ/mol Vendosni shigjeta në diagramin tuaj dhe tregoni nëpërmjet tyre energjinë e aktivizimit të reaksionit dhe ndryshimin e entalpisë së reaksionit. b) Shpejtësia e këtij reaksioni përcaktohet nëpërmjet barazimit të mëposhtëm: shpejtësia e reaksionit = k [H2] [I2]  i. Cili është rendi i reaksionit në lidhje me jodin?  ii. Cili është rendi i përgjithshëm i reaksionit? c) Kur 0,1 mol H2 dhe 0,2 mol I2 përzihen në 400°C në një enë me vëllim 1 litër, shpejtësia fillestare e formimit të jodurit të hidrogjenit është 2,3 x 10–5 mol/l s. Cila është vlera e k në 400°C? 12. Rezultatet e mëposhtme janë marrë nga një studim i shndërrimit të ciklopropanit në izomerin e tij, propen, në fazë të gaztë në 433°C.Koha (në orë) 0 2 5 10 20 30% e ciklopropanittë mbetur100 91 79 63 40 25a) Shkruani barazimin e reaksionit që ndodh.b) Tregoni pse reaksioni është i rendit të parë në lidhje me ciklopropanin.Ushtrime përmbledhëse201
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213