Page 21 - Demo
P. 21


                                    131.5 Njehsime stekiometrikePËRKUFIZIMEVëllimi i një moli të çfarëdolloj substance të gaztë, i barabartë me 22,4 litra (i matur në kushte normale) apo i barabartë me 24 litra (i matur në kushte standarde), quhet vëllim molardhe shënohet me VM.Fig. 2 Në këtë pajisje (aparat) tregohet si matet në laborator vëllimi i hidrogjenit që çlirohet nga bashkëveprimi i magnezit me acidin klorhidrik.kapëseshiringë e shkallëzuar provëz për ngrohje 0,081 g magnez acid klorhidrik i holluarNjehsimi i vëllimit të një gazi në rrugë eksperimentaleMatja e vëllimit të një gazi mund të bëhet në kushte normale ose në kushte standarde. Nga matjet e bëra në laborator ka rezultuar se një mol substancë e gaztë në kushte normale (temperaturë 0oC dhe trysni 1 At = 101 kPa) zë vëllimin 22,4 litra, ndërsa në kushte standarde (temperaturë 25oC dhe trysni atmosferike 1 At = 101 kPa) zë vëllimin 24 litra. Magnezi vepron vrullshëm me acidin klorhidrik. Për të njehsuar vëllimin e hidrogjenit (në kushte normale) që çlirohet gjatë veprimit të 0,081 g magnez me acid klorhidrik me tepricë, veprojmë si më poshtë:a) Shkruajmë barazimin kimik të reaksionit midis magnezit dhe acidit klorhidrik.Mg (ng) + 2HCl (uj) = MgCl2(uj) + H2(g)b) Njehsojmë numrin e moleve të magnezit:n = m/M = 0,081 g : 24,3 g mol−1 = 0,0033 molc) Ndërtojmë raportet:1 mol Mg 1 mol H20,0033 mol X = 0,0033 mold)Njehsojmë vëllimin në litra bazuar te formula:v = n × VM = 0,0033 mol × 22,4 litra mol–1 = 0,073 litraNjehsimi i përqendrimit të tretësiravePër të njehsuar përqendrimet molare të çdo tretësire, ndjekim hapat e mëposhtëm: a) Njehsojmë numrin e moleve duke përdorur formulën n = m/M. b) Shkruajmë formulën e njehsimit të përqendrimit molar:CM = n/V4. Njehsoni numrin e moleve që ndodhen në vëllimet e gazeve të mëposhtme, të matura në kushte normale.a) 960 ml klor;b) 144 litra metan;c) 120 ml oksigjen.5. Njehsoni vëllimin (në kushte normale) që zënë molet dhe masat në gram të substancave të mëposhtme:a) 5 mol hidrogjen;b) 6,4 g oksigjen;c) 14 g azot.6. Shkruani barazimin kimik të reaksionit të djegies së plotë të metanit dhe të propanit.7. Njehsoni vëllimin e oksigjenit që nevojitet për djegien e plotë të 2 litrave të secilit gaz në kushte normale (metan dhe propan), si dhe vëllimin e dioksidit të karbonit të përftuar për çdo rast. Në cilin prej reaksioneve nevojitet më shumë oksigjen? Në cilin prej tyre përftohet më shumë dioksid karboni?PYETJE DHE DETYRA
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25