Page 210 - Demo
P. 210
202Heading ASituata e të nxënit:• njohja me reaksionete pakthyeshme (jo të prapësueshme);• dallimi midis një reaksioni të prapësueshëm dhe një reaksioni të pakthyeshëm;• shpjegimi i termit “në ekuilibër” dhe përdorimi i simbolit të shigjetës së ekuilibrit.Ekuilibri kimik11.111Reaksionet e prapësueshmeFig. 1 Gazet amoniak dhe klorur hidrogjeni veprojnë midis tyre, duke dhënë klorur amoni.amoniak tymi i bardhë i klorurit të amonitklorur hidrogjeniFig. 2 Në një enë të mbyllur në temperaturën 100 oC, kloruri i amonit i ngurtë gjendet në ekuilibër me gazet amoniak dhe klorur hidrogjeni.klorur hidrogjeni i gaztë dhe amoniak i gaztëklorur amoni i ngurtëPjekja e një ëmbëlsire, zierja e një veze dhe djegia e gazit natyror (metan) janë shndërrime kimike, reaksionet e të cilave zhvillohen vetëm në një drejtim. Kjo do të thotë që është e pamundur ta shndërrojmë ëmbëlsirën përsëri në miell, sheqer, ujë dhe yndyrë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për vezën e zier apo për gazin natyror, nga djegia e të cilit përftohet dioksid karboni dhe ujë:CH4(g) + 2O2(g) → CO2(g) + 2H2O(g)metani nëgazin natyrorPra, çfarëdo që të bëjmë, nuk mund ta kthejmë vezën e zier në një vezë të pazier. Po ashtu, edhe dioksidi i karbonit dhe uji nuk mund të kthehen në metan e oksigjen. Këto reaksione quhen reaksione jo të prapësueshme ose të pakthyeshme. Shumica e reaksioneve kimike që keni studiuar deri tani janë të pakthyeshme, megjithatë ka disa reaksione të cilat mund të kthehen.Për shembull, kur sulfati i bakrit(II) (i hidratuar) nxehet, shpërbëhet në sulfat bakri(II) anhidër (pa ujë) me ngjyrë të bardhë dhe avuj uji:CuSO4 ∙ 5H2O(ng) → CuSO4(ng) + 5H2O(g)blu i bardhëNëse shtohet ujë te sulfati anhidër, ndodh ndryshimi i kundërt dhe riformohet sulfati i bakrit(II) (i hidratuar) me ngjyrë blu:CuSO4(ng) + 5H2O(l) → CuSO4 . 5H2O(ng)i bardhë bluBarazimi kimik i këtyre dy proceseve mund të paraqitet si më poshtë:nxehtësiCuSO4 . 5H2O(ng) CuSO4(ng) + 5H2O(l)përzien reaktantëtReaksione të tilla, të cilat zhvillohen në të dyja drejtimet duke ndryshuar kushtet ose duke shtuar apo hequr reaktantë, quhen reaksione të prapësueshme ose të kthyeshme.Një tjetër reaksion, i cili mund të zhvillohet në të dyja drejtimet duke ndryshuar kushtet, është ai në të cilin bëjnë pjesë amoniaku, kloruri i hidrogjenit dhe kloruri i amonit. Amoniaku dhe kloruri i hidrogjenit veprojnë në temperaturën e dhomës, duke formuar një tym të bardhë, i cili është një pezulli e klorurit të amonit të ngurtë në ajër (fig. 1).NH3(g) + HCl(g) → NH4Cl(ng)Nëse kloruri i amonit nxehet, ndodh reaksioni i kundërt: kloruri i amonit shpërbëhet, duke dhënë amoniak dhe klorur hidrogjeni:NH4Cl(ng) → NH3(g) + HCl(g)Gjatë një reaksioni të prapësueshëm, reaktantët shndërrohen ndonjëherë krejtësisht në produkte. Megjithatë, në shumë raste reaktantët nuk shndërrohentërësisht në produkte. Për shembull, nëse kloruri i amonit nxehet në një enë të mbyllur, do të shpërbëhet vetëm një pjesë e substancës së ngurtë (fig. 2).

