Page 211 - Demo
P. 211
20311.2 Ekuilibri në proceset fizikeSituata e të nxënit:• dallimi midis ekuilibrit statik dhe ekuilibrit dinamik;• krahasimi i ekuilibrit lëng-avull.SHËNIMSimboli përdoret për të treguar që një sistem (reaksion ose proces) është në ekuilibër.1. Figura 3 tregon se çfarë ndodh kur kloruri i amonit shpërbëhet duke dhënë amoniak (i cili është një bazë) dhe klorur hidrogjeni (që është acid). Në fillim, ngjyra e kuqe e letrës së lakmusit kthehet në blu, pastaj të dyja letrat e lakmuesit marrin ngjyrë të kuqe.a) Pse të dyja gazet përftohen të ndara pasi kalojnë përmes leshit të xhamit?b) Cili gaz zbulohet i pari dhe pse?c) Pse mbi tub formohet një tym i bardhë? 2. Nëse rrobat e lagura i mbajmë në një qese plastike, ato nuk thahen, ndërsa kur i ndejmë në tel ndodh e kundërta. Pse?3. Kur kloruri i kobaltit i hidratuar me ngjyrë të purpurt, CoCl2.6H2O (ng), ngrohet, ai shndërrohet në klorur kobalti anhidër me ngjyrë blu.a) Shkruani barazimin për këtë reaksion.b) Cili është reaksioni i zhdrejtë?c) Si përdoret ky reaksion për të provuar praninë e ujit?PYETJE DHE DETYRA11.2 Ekuilibri në proceset fizikeFig. 3 Hulumtim se çfarë ndodh kur shpërbëhet kloruri i amonit. tym i bardhëletër lakmusi bluletër lakmusi e kuqelesh xhamiklorur amoninxehtësiGazet amoniak dhe klorur hidrogjeni zënë hapësirën mbi një pjesë të klorurit të amonit të pashpërbërë. Nëse temperatura mbahet konstante, substancat brenda enës qëndrojnë në një gjendje në të cilën as gazet dhe as substanca e ngurtë nuk duket se ndryshojnë. Kur reaktantët dhe produktet janë të pranishëm së bashku në një sistem të mbyllur, brenda të cilit nuk ndodhin ndryshime të mëtejshme, kimistë thonë se substancat janë në ekuilibër. Në këtë rast, sistemi duhet të jetë i mbyllur, në mënyrë që reaktantët ose produktet të mos largohen. Kur substancat janë në gjendje ekuilibri, simboli i reaksionit të kthyeshëm () në barazimin kimik zëvendësohet me simbolin e ekuilibrit ( ).NH4Cl (ng) NH3 (g) + HCl (g)Në ekuilibër, ky reaksion mund të jetë i zhvendosur në të majtë, kur shumica e klorurit të amonit është e pashpërbërë dhe ndodhet pak amoniak dhe klorur hidrogjen. Po kështu, ai mund të jetë i zhvendosur në të djathtë ose diku në mes. Pozicioni i ekuilibrit varet nga kushtet e temperaturës dhe të trysnisë në enë.Ekuilibri lëng-avull: trysnia e avullit të ngopurKur bromi i lëngët tundet në një shishe të mbyllur, një pjesë e tij kthehet në avull (gaz me ngjyrë portokalli). Me kalimin e kohës, gazi bëhet më i dendur dhe në fund ngjyra e gazit nuk ndryshon më. Edhe nëse vazhdojmë ta tundim shishen, ngjyra e tij do të mbetet konstante. Kjo tregon se në sistem është arritur ekuilibri. Një pjesë e bromit u kthye në avull dhe pjesa tjetër mbetet në trajtë lëngu. Në ekuilibër, vetitë makroskopike (si është p.sh. intensiteti i ngjyrës portokalli të avullit) mbeten të pandryshuara (konstante). Sistemi në ekuilibër paraqitet si më poshtë:Br2(l) Br2(g)Shenja e ekuilibrit ( ) tregon se në shishe gjenden të dyja format e bromit (e lëngët dhe e gaztë). Por, çfarë ndodh me molekulat në shishe kur vendoset

