Page 212 - Demo
P. 212


                                    204Ekuilibri kimik1. a) Si mendoni, a është e njëjtë shpejtësia e kondensimit të molekulave të gazit me shpejtësinë e avullimit të molekulave të lëngut në figurën 1b? Shpjegoni pse.b) Çfarë ndodh me kalimin e kohës, me përqendrimin e molekulave në gjendje të gaztë? Argumentoni përgjigjen.c) Si dhe kur rivendoset ekuilibri?PYETJE DHE DETYRAFig. 1 Dy ilustrime për të kuptuar dallimin midis një ekuilibri statik dhe një ekuilibri dinamikDjali duke u ngjiturnë shkallën lëvizëse.Shkalla lëvizëseduke zbritur.(a)(b)Fëmijët po përpiqen të qëndrojnë në baraspeshë mbi një kolovajzë.Në pikën e baraspeshës (ose të ekuilibrit) nuk lëvizin as fëmijët dhe as kolovajza. Ky është një ekuilibër statik.Djali ngjitet në shkallën lëvizëse me të njëjtën shpejtësi me tëcilën shkalla zbret poshtë. Në pikën e baraspeshës (ose tëekuilibrit), djali dhe shkalla janë duke lëvizur me të njëjtën shpejtësi, por në drejtime të kundërta. Në këtë rast kemi tëbëjmë me një ekuilibër dinamik.PËRKUFIZIMEReaksioni i kthyeshëm është një reaksion, i cili, duke ndryshuar kushtet, mund të zhvillohet në të dyja drejtimet. Reaksioni i pakthyeshëm është reaksioni që zhvillohet vetëm në një drejtim.Ekuilibri në një reaksion kimik është një gjendje e balancuar, në të cilën nuk ndodhin ndryshime të sasive të reaktantëve dhe të produkteve kur sistemi është i mbyllur.ekuilibri? Mos vallë të gjitha molekulat e gazit mbeten në gjendje të gaztë, ndërsa molekulat e lëngut mbeten në gjendje të lëngët (ekuilibri statik)? Apo, disa molekula të gazit shndërrohen në lëng dhe një numër i njëjtë molekulash të lëngut shndërrohen në gaz (ekuilibri dinamik)?Eksperimentet tregojnë se molekulat e lëngut dhe ato të gazit lëvizin në mënyrë të çrregullt. Kjo do të thotë që molekulat në shishe mund të jenë në ekuilibër dinamik dhe jo në ekuilibër statik. Për rrjedhojë, shpejtësia me të cilën molekulat lënë sipërfaqen e lëngut dhe kthehen në avull, duhet të jetë e njëjtë me shpejtësinë me të cilën molekulat e tjera kthehen nga avulli në lëng. Lëvizja e çrregullt molekulare ndodh edhe kur nuk ka ndryshime të dukshme në nivel makroskopik. Dallimi midis një ekuilibri statik dhe një ekuilibri dinamik është ilustruar në mënyrë të thjeshtë në figurën 1.Analizoni edhe njëherë ekuilibrin midis bromit në gjendje të lëngët dhe atij në gjendje të gaztë. Figura 1a tregon më së miri vendosjen e ekuilibrit midis shpejtësisë së avullimit dhe shpejtësisë së kondensimit.Supozojmë se një pjesë e avujve largohen nga sistemi pa u bërë asnjë ndryshim tjetër (fig. 1b) dhe përgjigjuni pyetjeve të ushtrimit 1.Le të supozojmë se, duke futur më shumë avuj bromi në shishe, ekuilibri do të prishet (fig. 1c). Në këtë rast, përqendrimi i molekulave të gazit rritet dhe rrjedhimisht do të rritet edhe shpejtësia e kondensimit. Pra, kondensimi do të ndodhë më shpejt se avullimi, kështu që përqendrimi i molekulave në gjendje të gaztë do të zvogëlohet. Me kalimin e kohës, shpejtësia e kondensimit zvogëlohet, derisa bëhet e barabartë me shpejtësinë e avullimit. Në sistem vendoset sërish ekuilibri dhe trysnia e avullit të bromit është e njëjtë me atë që ishte para prishjes së ekuilibrit.Vërejmë se ekuilibri mund të arrihet duke u nisur nga të dyja drejtimet, pra, duke u nisur nga pak avuj bromi ose nga shumë avuj bromi. Nëse ena është e mbyllur, sistemi arrin në të njëjtin pozicion të ekuilibrit.
                                
   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216