Page 213 - Demo
P. 213
20511.3 Ekuilibri dinamik dhe ekuilibri në një reaksion kimikSituata e të nxënit:• njohja me kushtet që mundësojnë vendosjen e ekuilibrit dinamik; • përshkrimi i karakteristikave të një reaksioni në ekuilibër dinamik;• paraqitja e barazimit kimik të shpërbërjes së karbonatit të kalciumit; • vlerësimi i kushteve të nevojshme për vendosjen e ekuilibrit në një reaksion kimik;• përshkrimi i reaksionit të hidrogjenit me jodin dhe i produktit të formuar në ekuilibër.Ekuilibri dinamik dhe ekuilibri në një 11.3 reaksion kimikKONCEPTE KYÇEEkuilibrat dinamikë:• ekzistojnë vetëm në sisteme të mbyllura;• vetitë makroskopike në to janë konstante;• proceset mikroskopike vazhdojnë të balancuara;• shpejtësia e procesit të drejtë = shpejtësia e procesit të zhdrejtë;• mund të arrihen në të dyja drejtimet.Në mësimin e mëparshëm nxorëm në pah katër karakteristika të rëndësishme të ekuilibrit dinamik:1. Në ekuilibër, vetitë makroskopike (në shkallë të gjerë) janë konstante në kushtet kur temperatura, trysnia dhe sasitë fillestare të substancave janë të përcaktuara.2. Ekuilibri mund të arrihet nga të dyja drejtimet. Reaksionet e këtij lloji janë të prapësueshme (ose të kthyeshme).3. Ekuilibri mund të vendoset vetëm në një sistem të mbyllur, në të cilin nuk mund të largohen apo të shtohen lëndë apo energji drejt mjedisit ose prej tij. E kundërta ndodh me një sistem të hapur, ku mund të shtohet apo largohet lëndë ose energji.4. Në ekuilibër, proceset mikroskopike (në shkallë molekulare) vazhdojnë, por janë të balancuara. Kjo do të thotë se nuk ndodhin ndryshime të përgjithshme makroskopike. Grimcat marrin pjesë në të dyja proceset: në procesin e drejtë dhe në atë të zhdrejtë. Shpejtësia e procesit të drejtë është e barabartë me shpejtësinë e procesit të zhdrejtë. Si rezultat, nuk ndodhin ndryshime makroskopike.Shpërbërja e karbonatit të kalciumitKur karbonati i kalciumit nxehet fort, ai shpërbëhet duke formuar oksid kalciumi dhe dioksid karboni: nxehtësiCaCO3(ng) CaO(ng) + CO2 (g)Sigurisht që në një enë të hapur, dioksidi i karbonit (CO2) largohet nga substanca e ngurtë CaO, kështu që bashkëveprimi i tyre për të riformuar CaCO3 nuk mund të ndodhë. Si rezultat, në sistem nuk mund të arrihet ekuilibri.Nëse disa gramë CaCO3 (ng) nxehen në 800oC në një enë të mbyllur dhe të zbrazët, shpërbëhet vetëm një pjesë e substancës së ngurtë, pavarësisht se sa kohë ka vazhduar nxehja.Trysnia e CO2 brenda enës rritet dhe pas njëfarë kohe mbetet e qëndrueshme, në një vlerë konstante. Për sa kohë temperatura mbahet në vlerën 8000C, trysnia mbetet konstante në 25 kPa (0,25 atm). Në këtë rast, reaksioni ka arritur një ekuilibër. Kjo do të thotë që në sistemin e mbyllur, vetitë makroskopike kanë mbetur të pandryshueshme.Gjithashtu, sistemi arrin në ekuilibër me të njëjtën përbërje makroskopike edhe duke u nisur nga drejtimi i kundërt.Fillimisht, në enë vendoset substanca e ngurtë. Më pas, ena zbrazet nga ajri dhe rimbushet me CO2 në trysninë mbi 25 kPa. Në fund, ena mbyllet dhe nxehet në temperaturën 8000C. Trysnia fillon të zvogëlohet, derisa arrin një vlerë konstante, 25 kPa (0,25 atm). E njëjta vlerë e trysnisë së ekuilibrit do të arrihet nëse nisemi nga CaCO3 ose nga CaO dhe CO2. Ekuilibri mund të paraqitet si më poshtë:CaCO3(ng) CaO(ng) + CO2(g)

