Page 214 - Demo
P. 214
206Ekuilibri kimikFig. 1 Furrë gëlqereje rrotulluese, e fotografuar nga skaji i poshtëm i saj. Guri gëlqeror i papërpunuar futet nga skaji i sipërm, ndërsa gëlqerja merret nga skaji i poshtëm i furrës, i cili është i nxehtë. Guri gëlqeror thahet dhe më pas shpërbëhet në gëlqere në skajin e poshtëm e më të nxehtë të furrës. Furra është e pjerrët, me një gradient 1:30. Ajo kryen një rrotullim në minutë. Çdo vit, prodhohen miliona tonë gëlqere (oksid kalciumi) nga nxehja e gurit gëlqeror (karbonat kalciumi) në furrat e gëlqeres. 1. a) Pse shpërbërja e gurit gëlqeror në një furrë gëlqereje rrotulluese nuk arrin kurrë në ekuilibër?b) Tregoni se për çfarë përdoret më së shumti gëlqerja.2. Një furrë gëlqereje prodhon 0,5 ton gëlqere (oksid kalciumi, CaO) nga 1,0 ton gur gëlqeror (karbonat kalciumi, CaCO3).a) Sa është prodhimi teorik (maksimumi i mundshëm) i oksidit të kalciumit nga 1,0 ton karbonat kalciumi?b) Cili është rendimenti (real) në përqindje i oksidit të kalciumit nga furra e gëlqeres?PYETJE DHE DETYRANë këtë rast, shpejtësia me të cilën shpërbëhet CaCO3 për të dhënë CaO + CO2 është e barabartë me shpejtësinë me të cilën veprojnë CaO + CO2për të riformuar CaCO3. Pra, shpejtësia e reaksionit të drejtë është e barabartë me shpejtësinë e reaksionit të kundërt.Reaksioni i hidrogjenit me jodinHidrogjeni nuk vepron me jodin në temperaturën e dhomës. Edhe në temperaturën 500 K, reaksioni nga i cili përftohet jodur hidrogjeni është i ngadalshëm dhe i pjesshëm. Nëse hidrogjeni dhe jodi nxehen në 500 K, në një sistem të mbyllur (enë e mbyllur), intensiteti i ngjyrës së purpurt të avujve të jodit zvogëlohet ngadalë sepse prodhohet joduri i hidrogjenit. Përfundimisht, intensiteti i ngjyrës së avujve të jodit nuk ndryshon më dhe përbërja e përzierjes mbetet konstante. Reaksioni duket se ka arritur një ekuilibër, sepse vetitë makroskopike (si intensiteti i ngjyrës së purpurt të avujve të jodit) në sistemin e mbyllur janë konstante:H2(g) + I2(g) 2HI(g)Nëse 1 mol hidrogjen dhe 1 mol jod nxehen në një temperaturë konstante 500 K, në një enë të mbyllur me vëllim 1 dm3, sistemi arrin një ekuilibër me 0,14 mol H2, 0,14 mol I2 dhe 1,72 mol HI (fig. 2a).Ekuilibri mund të studiohet gjithashtu në drejtimin e kundërt, duke filluar nga joduri i hidrogjenit. Nëse 2 mol të jodurit të hidrogjenit nxehen në një temperaturë konstante 500 K, në një enë të mbyllur 1 dm3, sistemi arrin të njëjtin ekuilibër si më parë: me 0,14 mol H2, 0,14 mol I2 dhe 1,72 mol HI (fig. 2b).PËRKUFIZIMENë ekuilibrin dinamikndryshimet vazhdojnë në nivel molekular, por reaksioni i drejtë dhe reaksioni i zhdrejtë zhvillohen me të njëjtën shpejtësi në një sistem të mbyllur dhe për rrjedhojë, nuk rezultojnë ndryshime në nivel makroskopik.3. a) Çfarë ndodh në enë me molekulat H2, I2 dhe HI kur arrihet ekuilibri?b) Në ekuilibër, si është shpejtësia e formimit të HI në krahasim me shpejtësinë e shpërbërjes së HI?c) Pse në figurën 2, lakoret për H2 dhe I2 përputhen me njëra-tjetrën?d)Cili është raporti midis zvogëlimit të sasive të H2 dhe I2 dhe rritjes së sasisë së HI në figurën 2a?e) Pse lakoret në figurën 2a bëhen horizontale në të njëjtën kohë?PYETJE DHE DETYRA

