Page 216 - Demo
P. 216
208Ekuilibri kimikDuke analizuar ekuilibrin H2(g) + I2(g) 2HI(g), e shohim të arsyeshme të njehsojmë raportin e përqendrimeve të produktit dhe reaktantit: [HI(g)]eku[H2(g)]eku × [I2(g)]ekuKontrollojmë nëse kjo shprehje është konstante për secilin grup të përqendrimeve të ekuilibrit në tabelën 1. Vlerat e njehsuara janë paraqitur në kolonën e dytë të tabelës 2. Siç e shohim, vlerat nuk janë konstante. Sidoqoftë, nëse njehsojmë vlerat për raportin:[HI(g)]2eku[H2(g)]eku [I2(g)]ekumarrim rezultatet në kolonën e tretë të tabelës 2. Vlerat e marra këtë herë janë konstante, brenda kufijve të gabimit eksperimental. Prandaj, mund të shkruajmë:[HI(g)]2eku[H2(g)]eku [I2(g)]eku = një konstante = 46,8 në 731 KVërejmë se raporti i përqendrimeve, që jep një vlerë konstante, lidhet me numrin e moleve të secilës substancë në barazimin e mëposhtëm:H2(g) + I2(g) 2HI(g)Në raportin e shprehjes së ekuilibrit është përdorur fuqia e dytë për [HI] ([HI] 2) dhe fuqia e parë për [H2] dhe [I2]. Kështu, fuqia me të cilën kemi ngritur përqendrimin e një substance në shprehjen e ekuilibrit është e njëjtë me koeficientin e saj në barazimin përkatës.Tabela 2 Shprehjet e mundshme të konstantes së ekuilibrit për reaksionin H2 + I2 2HI në 731 KNumri i eksperimentit[HI (g)]eku/[H2 (g)]eku [I2 (g)]eku[HI (g)] 2eku /[H2 (g)]eku [I2 (g)]eku1 1840 46,42 1610 47,63 1400 46,74 1520 46,95 1970 46,46 790 46,4Vlera e këtij raporti të përqendrimeve të ekuilibrit njihet si konstante e ekuilibrit. Konstantja e ekuilibrit përfaqësohet nga simboli Kc. Kështu, për reaksionin H2(g) + I2(g) 2HI(g)Kc = [HI(g)]2eku[H2(g)]eku [I2(g)]ekuShpeshherë, nënshkrimi “eku” nuk vihet pas simbolit të përqendrimit, duke qenë se kuptohet që përqendrimet në shprehjen e Kc janë ato të ekuilibrit. Për këtë arsye, shprehja e Kc paraqitet shkurtimisht si më poshtë:Kc = [HI(g)] 2[H2(g)] [I2(g)]Germa “c” tregon se Kc është shprehur në përqendrime.Raporti [HI(g)]2[H2(g)] [I2(g)] njihet si raport (kuocienti) i reaksionit, Q.Kur reaksioni arrin ekuilibrin, vlera e Q përputhet me konstanten e ekuilibrit. Mund të njehsoni vlerën e Q në çdo fazë të reaksionit, por vetëm në ekuilibërQ është e barabartë me Kc.1. a) Sipas barazimit H2(g) + I2 (g) 2HI(g), një mol H2 vepron me një mol I2 duke dhënë dy mole HI. Kontrolloni të dhënat e eksperimenteve 1 dhe 2, të paraqitura në tabelën 1, për të parë nëse: nr. i moleve H2të harxhuar = nr. i moleve I2të harxhuar = 1/2 e numrit të moleve HI të formuar. b) Pse në eksperimentet 5 dhe 6 kemi: [H2 (g)]eku|= [I2 (g)]eku? c) Si mund të shpjegoni që sistemi që përfshin H2, I2 dhe HI është në një ekuilibër dinamik?PYETJE DHE DETYRASHËNIMSi rregull, përqendrimet e ekuilibrit duhet të shënohen me “eku” pas kllapave katrore. Megjithatë, në shumicën e rasteve ky nënshkrim mungon.

