Page 217 - Demo
P. 217


                                    20911.5 Ligji i ekuilibritSituata e të nxënit:• përshkrimi i ligjit të ekuilibrit dhe paraqitja e shprehjes së Kc;• përcaktimi në mënyrë eksperimentale i të dhënave të Kc;• njehsimi i Kc.11.5 Ligji i ekuilibritPËRKUFIZIMELigji i ekuilibritNëse një përzierje në ekuilibër përmban substancat A, B, C dhe D, të lidhura sipas barazimit të mëposhtëm:aA + bB cC + dDështë gjetur në mënyrë eksperimentale se [C]c [D]d[A]a[B]b = KcKc quhet konstante ekuilibri. Ajo është konstante në një temperaturë të dhënë.Ekuilibrat janë studiuar në një sërë reaksionesh kimike. Në secilin rast, konstantja e ekuilibrit është e lidhur me barazimin e reaksionit në një mënyrë të ngjashme sikurse edhe në sistemin hidrogjen, jod dhe jodur hidrogjeni.Për shembull, reaksioni2SO2(g) + O2(g) 2SO3(g)ka një konstante ekuilibri:Kc = [SO3(g)]2[SO2(g)]2 [O2(g)]Këto vëzhgime çojnë drejt një pohimi të përgjithshëm, të njohur si ligji i ekuilibrit ose ligji i ekuilibrit kimik.Nëse një përzierje në ekuilibër përmban substancat A, B, C dhe D të lidhura me baraziminaA + bB cC + dD,është gjetur në rrugë eksperimentale se[C] c [D] d[A] a [B] b= KcKonstantja e ekuilibrit (Kc) është konstante në një temperaturë të dhënë.Paraqitja e shprehjes së konstantes së ekuilibrit të një reaksioni bëhet sipas një rregulli të rëndësishëm: përqendrimet e substancave në anën e djathtë të barazimit kimik shkruhen si numërues, pra mbi thyesë, ndërsa përqendrimet e substancave në anën e majtë shkruhen si emërues, d.m.th. poshtë thyesës.Në këtë mënyrë është e rëndësishme që të lidhet vlera numerike e konstantes së ekuilibrit me barazimin kimik të reaksionit. Supozojmë se konstantja e ekuilibrit për reaksionin H2 (g) + I2 (g) 2HI (g) është e barabartë me x.Atëherë: Kc = [HI]2[H2][I2] = xKonstantja e ekuilibrit për reaksionin e zhdrejtë 2HI H2 + I2 në të njëjtën temperaturë është:K′c = [H2][I2][HI]2 = 1xPër rrjedhojë: K′c = 1KcNga ana tjetër, konstantja e ekuilibrit për reaksionin12H2(g) + 12 I2(g) HI(g)është K″c = [HI][H2]12[I2]12 = √xPër reaksione me numër të barabartë molekulash në të dyja anët e barazimit, Kc nuk ka njësi matëse. Kjo për shkak të thjeshtimit të njësive të përqendrimit në shprehjen e Kc. Për shembull, për reaksionin
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221