Page 218 - Demo
P. 218


                                    210Ekuilibri kimikKONCEPTE KYÇE• Ligji i ekuilibrit zbatohet vetëm për sistemet në ekuilibër.• Kc është konstante në një temperaturë të dhënë. Nëse temperatura ndryshon, vlera e Kc ndryshon.• I vetmi faktor që ndikon vlerën e konstantes së ekuilibrit është temperatura. Vlerat e Kc dhe Kpnuk ndikohen nga ndryshimet në përqendrim apo trysni me kusht që temperatura të mbahet konstante.1. Shkruani shprehjet e Kc për barazimet e mëposhtme. a) N2(g) + 3H2(g) 2NH3(g) b)2NH3(g) N2(g) + 3H2(g) c) 2NO(g) + O2(g) 2NO2(g) d)NO(g) + 1/2O2(g) NO2(g)2. a) Duke supozuar se vlera e Kcpër reaksionin në ushtrimin 1 a është x, njehsoni vlerën e Kc për reaksionin në ushtrimin 1 b. b) Duke supozuar se vlera e Kcpër reaksionin në ushtrimin 11 c është y, njehsoni vlerën e Kc për reaksionin në ushtrimin 1 d.3. Cilat janë njësitë e Kc për secilin nga reaksionet e ushtrimit 1?PYETJE DHE DETYRA H2(g) + I2(g) 2HI(g)Kc = [HI(g)]2[H2(g)] [I2(g)] Njësitë = (mol/l)2(mol/l)(mol/l)Ndërkohë, për reaksionet në të cilat numri i molekulave të reaktantit nuk është i barabartë me numrin e molekulave të produktit, Kc ka njësi matëse.Është shumë e rëndësishme të kujtojmë që konstantet e ekuilibrit ndryshojnë në varësi të temperaturës. Për këtë arsye, kur jepet vlera e konstantes së ekuilibrit, duhet dhënë edhe temperatura.Përcaktimi i vlerës së konstantes së ekuilibrit me anë të eksperimentit Më poshtë janë renditur hapat kryesorë që duhet të ndiqni për përcaktimin e konstantes së ekuilibrit:1. Shkruani barazimin e reaksionit.2. Përzieni sasitë e moleve të reaktantëve apo të produkteve, ose të të dyjave së bashku.3. Prisni sa përzierja të arrijë ekuilibrin në një sistem të mbyllur.4. Përcaktoni përqendrimin e të paktën një substance të përzierjes në ekuilibër.5. Njehsoni përqendrimet e ekuilibrit të substancave të tjera në përzierje.6. Zëvendësoni përqendrimet e njehsuara të ekuilibrit në shprehjen e Kc.7. Përsëritni hapat e mësipërm për përcaktimin e Kc duke përdorur përqendrime fillestare të ndryshme në të njëjtën temperaturë.Në përcaktimin dhe përdorimin e konstantes së ekuilibrit është e rëndësishme të vlerësojmë pikat e mëposhtme:• Në vlerën numerike të Kc nuk ndikon ndryshimi i përqendrimit të reaktantëve ose produkteve. Natyrisht, sa më e madhe të jetë sasia e reaktantit që shtohet në një sistem në ekuilibër, aq më shumë produkte formohen. Si përfundim, sistemi do të përshtatet në një pozicion të ri të ekuilibrit, në të cilin përqendrimet e reaktantëve dhe produkteve japin të njëjtën vlerë numerike të Kc.• Madhësia e Kc përfaqëson një tregues të rëndësishëm të zhvillimit të një reaksioni kimik. Një vlerë e madhe e Kc tregon një përqindje të lartë të produkteve krahasuar me atë të reaktantëve (d.m.th., reaksioni është pothuajse i plotë), ndërsa një vlerë e ulët e Kc tregon se vetëm një pjesë e vogël e reaktantëve është shndërruar në produkte.• Ndonëse konstantja e ekuilibrit tregon shkallën e zhvillimit të një reaksioni, ajo nuk jep të dhëna për shpejtësinë e reaksionit. Pra, Kc tregon deri në ç’pikë shkon reaksioni, por jo sa shpejt zhvillohet ai. Në fakt, shkalla e zhvillimit të reaksionit dhe shpejtësia e tij janë plotësisht të pavarura nga njëra-tjetra, për shembull, shndërrimi i dioksidit të squfurit dhe oksigjenit në trioksid sulfuri në temperaturën 4500C është shumë i ngadaltë, por pothuajse i plotë. Nga ana tjetër, shndërrimi i oksidit të azotit dhe oksigjenit në dioksid azoti në të njëjtën temperaturë, ndodh shpejt, por vetëm pjesërisht.Shembujt e mëposhtëm do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë se çfarë keni mësuar deri tani. Ata do t’ju tregojnë si të përcaktoni konstantet dhe përqendrimet e ekuilibrit.
                                
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222