Page 219 - Demo
P. 219


                                    21111.5 Ligji i ekuilibritSHËNIMHapat kryesorë që duhet të ndiqni për të njehsuar konstanten ekuilibrit:1. Shkruani barazimin kimik.2. Përcaktoni sasitë fillestare të substancave.3. Paraqitni sasitë në ekuilibër duke përdorur edhe x për përqendrimet e ekuilibrit,nëse është e nevojshme.4. Njehsoni përqendrimet e ekuilibrit.5. Zëvendësoni vlerat në shprehjen e Kc për të njehsuar Kc ose x, sipas rastit.SHEMBULL I ZGJIDHUR - PËRCAKTIMI I KONSTANTES SË EKUILIBRIT1 mol jodur hidrogjeni vepron për të dhënë H2 dhe I2 në një enë me vëllim 1,0 dm3 në 440oC. Kur arrihet ekuilibri, në enë janë të pranishme 0,78 mole HI.Sa është konstantja e ekuilibrit në këtë temperaturë për reaksionin e mëposhtëm?2HI(g) H2(g) + I2(g)?Përgjigje:2HI H2 + I2Sasia fillestare (në mol)1 0 0Sasia në ekuilibër (në mol)0,78 0,11 0,11 Duke qenë se 0,22 mole HI janë shpërbërë, në ekuilibër formohen 0,11 mole H2 dhe 0,11 mole I2.Përqendrimet në ekuilibër në mol/l janë:0,78mol1,0 l0,11mol1,0 l0,11mol1,0 lKc = [H2(g)][I2(g)][HI(g)]2 = 0,11 × 0,11(0,78)2 = 0,02⇒ Kc për reaksionin = 0,02 në 4400CNë këtë rast, njësitë thjeshtohen dhe Kc nuk ka njësi.SHEMBULL I ZGJIDHUR – NJEHSIMI I PËRQENDRIMEVE NË EKUILIBËRSupozoni se 1 mol hidrogjen dhe 1 mol jod janë përzier së bashku në një enë me vëllim 1,0 l në 4400C. Cilat janë përqendrimet e HI, H2 dhe I2 në ekuilibër?Përgjigje:2HI H2 + I2Sasia fillestare/mol 0 1 1Sasia në ekuilibër/mol 2x 1 - x 1 - x Nëse x mole H2 veprojnë me x mole I2, formohen 2x mole HI.Përqendrimet e ekuilibrit (në mol/l)2x11 – x11 – x1⇒ Kc = (1 – x) (1 – x)(2x)2 = 0,02Duke gjetur rrënjët katrore të të dyja anëve të ekuacionit, marrim: (1 – x)2x= 0,14pra 1 – x = 2x × 0,14 = 0,28x 1 = 1,28x dhe x = 11,28atëherë x = 0,78mol/l 1 = 1,28x dhe x = 1/1,28atëherë x = 0,78 mol/lPra në ekuilibër, përqendrimi i HI = 1,56 mol/l, përqendrimi i H2 = 0,22 mol/l dhe përqendrimi i I2 = 0,22 mol/l.Meqenëse vëllimi i enës është 1,0 l, vlerat e mësipërme përputhen me numrat e moleve.
                                
   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223