Page 22 - Demo
P. 22


                                    14Atomet, molekulat dhe reaksionet kimikeKONCEPTE KYÇEPërqendrimi i një tretësire shprehet me numrin e moleve për një litër (mol/litër).Gjatë tretjes në ujë të acideve formohen jone pozitive dhe negative, pra shpërbashkohen.Për shembull: H2SO4 + 2H2O → 2H3O+ + SO42-Fig. 3 Përgatitja e 1 litri tretësirë 1M NaCl1 litër 58,5 g NaClxham sahati SHEMBULL I ZGJIDHURTë njehsohet përqendrimi molar i tretësirës së klorurit të natriumit, e cila përmban 5,85 gram në 200 ml të saj. Ndjekim hapat e mëposhtëm:a) Njehsojmë masën molare të NaCl.M = Ar Na + Ar Cl = 23 + 35,5 = 58,5 g/molb) Njehsojmë numrin e moleve të NaCl.n = 5,85 g/58,5 g mol-1 = 0,1 Mc) Njehsojmë përqendrimin molar duke zëvendësuar të dhënat në formulën e gjetjes së përqendrimit molar.CM = n/V = 0,1 : 0,2 = 0,5 MPra, përqendrimi i kësaj tretësirë është 0,5 molare.SHEMBULL I ZGJIDHURNjehsoni masën në gram të klorurit të natriumit që duhet marrë për të përgatitur 250 ml tretësirë 0,1M.a) Kthejmë mililitrat në litra:250 ml = 0,250 lb) Shkruajmë formulën e njehsimit të përqendrimit molar dhe njehsojmë numrin e moleve të NaCl. CM = n / Vn = CM × V = 0,1 × 0, 250 = 0,0250 molc) Njehsojmë masën në g të NaCl që ndodhet në 0,0250 mol:m = 0,0250 mol × 58,5 g mol/l = 1,4625 g NaCl duhet marrë për të përgatitur 250 ml tretësirë 0,1 M.Përgatitja e një tretësire me përqendrim molar të njohurNëse duam të përgatitim 200 ml tretësirë 0,1 M të NaCl, veprojmë si më poshtë:a) Peshojmë 5,85 g kripë.b) E hedhim atë në një enë konike të shkallëzuar.c) Shtojmë 50 ml ujë dhe e përziejmë kripën në ujë me një thupër qelqi, deri sa kripa të tretet plotësisht.d)Më pas shtojmë ujë në enën konike derisa vëllimi të arrijë 200 ml dhe e përziejmë përsëri. Kemi përgatitur kështu 200 ml tretësirë 0,5 M të NaCl (shikoni në figurë).
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26