Page 221 - Demo
P. 221
21311.7 Ndikimi i ndryshimit të përqendrimit mbi ekuilibrinSituata e të nxënit:• pozicioni i ekuilibrit ndryshon në varësi të përqendrimeve të reaktantëve;• përshkrimi se si ndikon ndryshimi i përqendrimit mbi ekuilibrin;• njehsimi i Kc duke ndryshuar përqendrimet e reaktantëve.Ndikimi i ndryshimit të përqendrimitmbi ekuilibrin1 a) Paraqitni shprehjen e Kp për secilin nga barazimet e mëposhtme:i. N2(g) + 3H2(g) 2NH3(g)ii. N2O4(g) 2NO2(g)b) Cilat janë njësitë e Kp për barazimet në pikën a?c) Në temperaturën 600C dhe në trysninë e përgjithshme prej 1,0 atm, N2O4 shpërbëhet 50% në NO2. Cila është vlera e Kp për këtë shpërbërje në 600C?PYETJE DHE DETYRAKONCEPTE KYÇENdonëse temperatura është i vetmi faktor që ndryshon vlerën e konstantes së ekuilibrit, pozicioni i ekuilibrit mund të ndryshojë në varësi të përqendrimit, trysnisë ose temperaturës. Ndikimet e këtyre faktorëve do t’i studiojmë në mësimet e ardhshme.11.7Me simbolin “pHI” kuptojmë “trysninë e pjesshme të HI në përzierje”.Kur konstantet e ekuilibrit shprehen dhe njehsohen me anë të trysnive të pjesshme, simboli i përdorur për konstanten e ekuilibrit është Kp. Në njehsimin e vlerave të Kp, trysnitë mund të shprehen në paskal ose në atmosferë.1 paskal(Pa) = 1Nm–2; 1 atm ≈ 105 Pa.Kur në një sistem prishet ekuilibri, ai përgjigjet në mënyrë të tillë që ekuilibri të vendoset sërish.Vëzhgoni ekuilibrin e paraqitur më poshtë: Fe3+(uj) + NCS–(uj) [Fe (NCS)]2+(uj) e verdhë e zbehtë pa ngjyrë e kuqe e thellë Kur një tretësirë e holluar e nitratit të hekurit(III) shtohet në një vëllim të njëjtë të tretësirës së holluar të tiocianatit të kaliumit, formohet një tretësirë e kuqe. Ngjyra e tretësirës shkaktohet nga formimi i joneve tiocianatohekuri(III), [Fe (NCS)]2+ (uj). Formohet kështu një sistem në ekuilibër, i cili përmban një përzierje të joneve Fe3+ e NCS– që nuk kanë vepruar dhe joneve të produktit [Fe (NCS)]2+. Por, çfarë ndodh me ekuilibrin kur ndryshohet një nga përqendrimet?Nëse një kripë e tretshme e hekurit(III) shtohet në tretësirën në ekuilibër, ngjyra e tretësirës bëhet e kuqe më e thellë (figura 1).Shpejt arrihet një gjendje e re e ekuilibrit, në të cilën përqendrimi i [Fe(NCS)] 2+(uj) është padyshim më i madh se para shtimit të Fe3+. Rritja e përqendrimit të Fe3+ ka rritur përqendrimin e [Fe(NCS)]2+(uj).Në të njëjtën mënyrë, përqendrimi i [Fe(NCS)]2+(uj) rritet gjithashtu kur një tiocianat i tretshëm shtohet në sistem. Nga ana tjetër, largimi i Fe3 + ose NCS– nga përzierja në ekuilibër bën që ngjyra e tretësirës të zbehet. Një zvogëlim i përqendrimit të Fe3+ ose NCS– shkakton shndërrimin e disa joneve [Fe(NCS)]2+ në Fe3+ dhe NCS–, gjë që çon në zëvendësimin e pjesshëm të joneve të larguara.Rezultatet e këtyre eksperimenteve mund të përmblidhen në pohimin e mëposhtëm:Nëse ndryshon përqendrimi i një prej substancave në një ekuilibër të prapësueshëm, ekuilibri do të zhvendoset në atë drejtim që kundërshton ndryshimin e përqendrimit.

