Page 222 - Demo
P. 222
214Ekuilibri kimikPËRKUFIZIMESipas parimit Lë Shatëlje, nëse një sistem në ekuilibër i nënshtrohet një ndryshimi, ndodhin procese që kanë prirje të kundërshtojnë këtë ndryshim.Fig. 1 Ndikimi i shtimit të joneve Fe3+ dhe NCS− në ekuilibrin:Fe3+(uj) + NCS−(uj) [Fe (NCS)]2+(uj)Shtohet kripë e tretshme e Fe3+Shtohet kripë e tretshme që përmban NCS –tretësirë e holluar Fe3+ (uj)+ tretësirë e holluar NCS– (uj)Pra, nëse në një sistem në ekuilibër shtohet një reaktant, ndodh një reaksion që e harxhon këtë reaktant. Nga ana tjetër, nëse një reaktant largohet, ndodh një reaksion që e formon sërish këtë reaktant. Pohimi i mësipërm është një zbatim i veçantë i një përgjithësimi të rëndësishëm, të njohur si parimi Lë Shatëlje.Gjatë viteve 1880, shkencëtari francez Lë Shatëlje (Henri Louis Le Chatelier, 1850-1936) studioi ndikimin e faktorëve të ndryshëm, si temperatura, trysnia dhe përqendrimi, mbi ekuilibrin. Pas studimit të ekuilibrave të ndryshëm, Lë Shatëlje propozoi përgjithësimin e mëposhtëm, të njohur tashmë si parimi Lë Shatëlje:Nëse një sistem në ekuilibër i nënshtrohet një ndryshimi, ndodhin procese që kanë prirje të kundërshtojnë këtë ndryshim.Ndonëse përqendrimi i substancave individuale në një ekuilibër mund të ndryshojë, konstantja e ekuilibrit është gjithmonë e njëjtë në një temperaturë të dhënë. Kjo përbën dhe pikën kryesore të ligjit të ekuilibrit, të cilën mund ta ilustrojmë duke analizuar ndikimin e rritjes së përqendrimit të hidrogjenit në një përzierje në ekuilibër të H2(g), I2 (g) dhe HI (g).Në përzierjen fillestare në ekuilibër (figura 2), kemi:[HI(g)] = 0,07 mol/l, [H2(g)] = 0,01 mol/l dhe [I2(g)] = 0,01 mol/lpra Kc = [HI(g)]2[H2(g)] [I2(g)] = (0,07mol/l)2(0,01mol/l) × (0,01mol/l) = 49Nëse përqendrimi i H2(g) dyfishohet, atëherë:[HI(g)]2[H2(g)] [I2(g)] = (0,07moldm–3)2(0,02mol/l) × (0,01mol/l) = 24,5 < KcSistemi nuk është më në ekuilibër. Që të rivendoset ekuilibri, duhet të rritet përqendrimi i HI(g), ndërsa përqendrimet e H2(g) dhe të I2(g) duhet të zvogëlohen. Kjo arrihet nëpërmjet shndërrimit të një pjese të hidrogjenit dhe jodit në jodur hidrogjeni:H2(g) + I2(g) → 2HI(g)Kur ekuilibri vendoset përsëri (figura 2), gjejmë që[HI(g)] = 0,076 mol/l, [H2(g)] = 0,017 mol/l dhe [I2(g)] = 0,007 mol/lpra: [HI(g)]2[H2(g)][I2(g)] = (0,076mol/l)2(0,017mol/l) × (0,007mol/l) = 49 = KcVëmë re se vetëm një pjesë e hidrogjenit të shtuar është harxhuar deri në rivendosjen e ekuilibrit.

