Page 225 - Demo
P. 225
21711.10 Ndikimi i temperaturës mbi ekuilibrin Situata e të nxënit:• shpjegimi pse katalizatorët nuk ndikojnë në vlerat e Kc ose Kp;• përshkrimi se si ndikon ndryshimi i temperaturës mbi ekuilibrin;• zbatimi i parimit Lë Shatëlje për të parashikuar ndikimin e temperaturës mbi një sistem kimik.1. Supozoni që trysnitë e pjesshme të H2, I2 dhe HI në ekuilibrin:H2(g) + I2(g) 2HI(g)janë përkatësisht: x, y dhe z.a) Shprehni konstanten e ekuilibrit, Kp, me anë të x, y dhe z.b) Supozoni se trysnia e përgjithshme është përgjysmuar. Cilat janë trysnitë e pjesshme të H2, I2 dhe HI në këtë rast?c) Gjeni vlerën e raportit të reaksionit:(pHI)2(pH2)(pI2), kur trysnia e përgjithshme është përgjysmuar.d)Bazuar në parimin Lë Shatëlje, shpjegoni pse ndryshimet e trysnisë nuk ndikojnë në këtë sistem. PYETJE DHE DETYRA11.10 Ndikimi i temperaturës mbi ekuilibrin Ndonëse përqendrimet e ekuilibrit të reaktantëve dhe produkteve mund të ndryshojnë në një interval të gjerë, vlera e konstantes së ekuilibrit mbetet konstante në një temperaturë të dhënë. Kjo do të thotë që Kc dhe Kp nuk ndikohen nga katalizatorët ose nga ndryshimet e trysnisë dhe të përqendrimit.Megjithatë, konstantja e ekuilibrit ndryshon në varësi të temperaturës. Tabela 1 tregon vlerat e Kp në temperatura të ndryshme për tri reaksione të rëndësishme. Në tabelë janë dhënë dhe ndryshimet përkatëse të entalpisë për shndërrimin e plotë të reaktantëve në produkte.Vërejmë se në të dyja reaksionet ekzotermike, vlerat e Kp zvogëlohen kur rritet temperatura, ndërsa në reaksionin endotermik, vlerat e Kp rriten me rritjen e temperaturës. Në të njëjtin përfundim është arritur edhe nga studimi i shumë reaksioneve të tjera. Në përgjithësi, është gjetur se:1. Në ekuilibrat në të cilët reaksioni i drejtë është ekzotermik (d.m.th, ΔH negative), konstantja e ekuilibrit zvogëlohet me rritjen e temperaturës.2. Në ekuilibrat në të cilët reaksioni i drejtë është endotermik (d.m.th, ΔH pozitive), konstantja e ekuilibrit rritet me rritjen e temperaturës.Tabela 1 Vlerat e Kp për tri reaksione të rëndësishme në temperatura të ndryshmeN2(g) + 3H2(g) 2NH3(g)ΔH = –92kJ mol–1Kp = (pNH3)2pN2(pH2)3T në K Kp në atm–2N2O4(g) 2NO2(g)ΔH = +57kJ mol–1Kp = (pNO2)2pN2O4T në K Kp në atm2SO2(g) + O2(g) 2SO3(g)ΔH = –197kJ mol–1Kp = (pSO3)2(pSO2)2 pO2T në K Kp në atm–1400 1,0 × 102 200 1,9 × 10–6 600 3,2 × 103500 1,6 × 10–1 300 1,7 × 10–1 700 2,0 × 102600 3,1 × 10–3 400 5,1 × 10 800 3,2 × 10700 6,3 × 10–5 500 1,5 × 103 900 6,3800 7,9 × 10–6 600 1,4 × 104 1000 2,0

