Page 226 - Demo
P. 226


                                    218Ekuilibri kimikKONCEPTE KYÇEI vetmi faktor që ndikon në vlerat e Kc dhe Kp është temperatura. Në ekuilibrat në të cilët reaksioni i drejtë është ekzotermik, konstantja e ekuilibrit zvogëlohet kur rritet temperatura. Në ekuilibrat në të cilët reaksioni i drejtë është endotermik, konstantja e ekuilibrit rritet kur rritet temperatura.1. Vëzhgoni të dhënat e tabelës 1 dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Si ndryshon përqindja e amoniakut në sistemin N2 / H2 / NH3 kur rritet temperatura?b) Cila është vlera e ΔH-së për reaksionin 2NH3 (g) N2(g) + 3H2(g)? Cila është vlera e Kp për këtë reaksion në 400 K?c) Bazuar në parimin Lë Shatëlje, parashikoni si do të ndikojë në vlerën e Kp rritja e temperaturës në reaksionin e pikës b.Pyetje dhe detyraFig. 1 Ndikimi i ndryshimit të temperaturës mbi ekuilibrin: N2O4 2NO2Gypat e mbyllur që përmbajnë N2O4 dhe NO2ujë me akull ujë i nxehtëKONCEPTE KYÇEKatalizatorët nuk ndikojnë as në pozicionin e ekuilibrit, as në vlerat e Kc dhe Kp.Për të parashikuar ndikimin e temperaturës mbi sistemet kimike në ekuilibër, mund t’i referohemi sërish parimit Lë Shatëlje. Ndryshimi i temperaturës në një sistem në ekuilibër bëhet duke dhënë ose marrë nxehtësi. Në sistem do të ndodhin ndryshime që minimizojnë ndryshimin e temperaturës. Në këtë mënyrë, rritja e temperaturës do të favorizojë reaksionin endotermik, i cili do të thithë nxehtësinë e shtuar, ndërsa ulja e temperaturës favorizon reaksionin ekzotermik. E gjithë kjo mund të përmblidhet si më poshtë:procesi ekzotermik favorizohetnga ulja e temperaturës A+B C+D ΔH = –x kJ mol–1procesi endotermik favorizohetnga rritja e temperaturësIlustrimi i mëposhtëm tregon ndikimin e temperaturës mbi pozicionin e ekuilibrit. Tre gypa identikë të mbyllur përmbajnë dioksid azoti (NO2) me ngjyrë kafe të errët në ekuilibër me tetraoksid diazoti (N2O4) me ngjyrë të verdhë të zbehtë.N2O4(g) 2NO2(g)e verdhë e zbehtë kafe e errëtFillimisht, të tre gypat përmbajnë të njëjtën sasi NO2 dhe N2O4 dhe për rrjedhojë kanë të njëjtën ngjyrë kafe të zbehtë.Gypi i parë është vendosur në një enë me ujë të ftohtë, gypi i dytë është lënë në temperaturën e dhomës, ndërsa gypi i tretë është futur në një enë me ujë të nxehtë (fig. 1).Ngjyra e gypi në enën me ujë të ftohtë bëhet shumë më e zbehtë, ndërsa ajo e gypit në enën me ujë të nxehtë bëhet kafe e errët. Kjo tregon se në temperaturë të lartë, ekuilibri zhvendoset drejt formimit të NO2 me ngjyrë të errët. Ky është një reaksion endotermik. Ndërkohë, në temperaturë të ulët, ekuilibri zhvendoset në drejtim të reaksionit ekzotermik, drejt formimit të N2O4 me ngjyrë të zbehtë.
                                
   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230