Page 227 - Demo
P. 227
21911.11 Acidet, bazat dhe ekuilibratSituata e të nxënit:• shpjegimi si shpërbashkohen acidet në ujë për të prodhuar jonin hidrokson (H3O+);• identifikimi i acideve të forta dhe acideve të dobëta; bazave të forta dhe atyre të dobëta, si dhe shembujt përkatës;• përshkrimi i sjelljes së acideve dhe bazave në tretësira ujore nga pikëpamja e ekuilibrit;• dallimi mes termave “përqendrim” dhe “forcë” e acidit apo bazës.Acidet, bazat dhe ekuilibratSHËNIMEmri i H3O+ është jon oksonium. Mënyra e saktë e paraqitjes së joneve hidrogjen në tretësirë ujore është H3O+ (uj), por shpesh pranohet të paraqiten edhe duke përdorur simbolin H+ (uj).11.11Fig. 1 Vlerat e pH-së për tretësirat0,1 mol/l të acideve të ndryshmepH87654321ujëacid borik acid karbonikacid etanoik (acid acetik) acid sulfuror acid klorhidrikacid nitrik acid sulfurik Forca e acidit rritetPËRKUFIZIMENë tretësirë ujore, acidet e forta dhe bazat e fortashpërbashkohen plotësisht në jone.Në tretësirë ujore, acidet e dobëta dhe bazat e dobëtashpërbashkohen pjesërisht në jone.Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, kimistët i përkufizonin acidet si substanca që shpërbashkohen (ndahen) në ujë duke prodhuar jonet e hidrogjenit, H+. Për shembull: HCl(uj) → H+(uj) + Cl−(uj) Me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e njohurive në lidhje me strukturën atomike, ata kuptuan se joni H+ ishte thjesht një proton dhe gjasat që një jon kaq i vogël të ekzistonte në mënyrë të pavarur në tretësirën ujore ishin shumë të pakta. Si rrjedhim, jonet H+ duke pasur një dendësi të lartë të ngarkesës elektrike, bashkohen në tretësirë ujore me molekulat polare të ujit dhe formojnë H3O+. Rrjedhimisht, shpërbashkimi i acideve në ujë paraqitet saktësisht si më poshtë:HCl(uj) + H2O(l) → H3O+(uj) + Cl–(uj)Megjithatë, kur në tretësira me përqendrime të njëjta të acideve të ndryshme shtohet i njëjti dëftues i ngjyrosur, regjistrohen vlera të ndryshme të pH-së. Figura 1 tregon rezultatet e marra nga testimi me tregues universal i tretësirave 0,1 mol/l të acideve të ndryshme. Vlerat e ndryshme të pH-së tregojnë se disa acide i prodhojnë më lehtë jonet H3O+ se acidet e tjera. Rezultatet e paraqitura në figurën 1 tregojnë se acidet klorhidrik, nitrik dhe sulfurik prodhojnë më shumë jone H3O+ sesa acidet e tjera që janë testuar. Për këtë arsye, këto tri acide janë përshkruar si acide të forta, ndërsa të tjerat, si acide të dobëta. Acidet e forta prodhojnë më shumë jone H3O+ sesa acidet e dobëta me të njëjtin përqendrim, sepse në tretësirë ujore, ato shpërbashkohen plotësisht në jone, ndërsa acidet e dobëta shpërbashkohen vetëm pjesërisht. Për shembull, në një tretësirë të acidit etanoik (acetik), jonet e formuara nga shpërbashkimi, H3O+dhe CH3COO-, janë në ekuilibër me molekulat e pashpërbashkuara CH3COOH dhe ujin. Shpërbashkimin e acidit etanoik mund ta paraqesim si më poshtë:CH3COOH(uj) + H2O(l) H3O+(uj) + CH3COO−(uj)Acide të forta që përdoren më shpesh janë: acidi klorhidrik, acidi nitrik dhe ai sulfurik. Ndër acidet e dobëta përmendim: acidin sulfuror (H2SO3), acidin nitror (HNO2) dhe acidin karbonik (H2CO3). Acidi etanoik (CH3COOH) dhe acidet e tjera organike janë gjithashtu acide të dobëta. Ashtu si acidet, edhe bazat ndahen në të forta dhe të dobëta. Acidet prodhojnë jone H3O+, ndërsa bazat prodhojnë jone OH-. Bazat e forta që përdoren më shpesh janë: hidroksidi i natriumit (NaOH), hidroksidi i kaliumit (KOH) dhe hidroksidi i kalciumit (Ca (OH)2). Në tretësirë ujore, këto baza shpërbashkohen plotësisht në jone.NaOH(uj) → Na+(uj) + OH−(uj)Ca(OH)2(uj) → Ca2+(uj) + 2OH−(uj)Një bazë e dobët që përdoret shpesh është amoniaku (NH3). Në tretësirë ujore, amoniaku vepron me ujin duke formuar një përzierje në ekuilibër, e cila përmban molekula të pashpërbashkuara të NH3 dhe ujit, si dhe jone të amonit (NH4+) dhe jone hidroksid (OH-).NH3(uj) + H2O(l) NH4+(uj) + OH−(uj)Meqë amoniaku shpërbashkohet vetëm pjesërisht, tretësira e tij 0,1 mol/l është më pak alkaline (pH = 11) se një tretësirë e hidroksidit të natriumit me të njëjtin përqendrim (pH = 13).

