Page 228 - Demo
P. 228


                                    220Ekuilibri kimikSituata e të nxënit:• shpjegimi i koncepteve acid dhe bazë sipas teorisë së BronshtedLaurit;• dallimi midis një acidi monobazik dhe një acidi dibazik;• çifti acid-bazë e konjuguar, sipas teorisë së Bronshted- Laurit;• krahasimi i fortësisë së acideve ndërmjet tyre;• krahasimi i fortësisë së bazave ndërmjet tyre.SHËNIMShpesh, bazat e tretshme në ujë quhen alkale.KONCEPTE KYÇEMë poshtë shpjegohet dallimi midis termave “përqendrim”dhe “forcë” në lidhje me acidet dhe bazat.Përqendrimi tregon se sa acid ose bazë është tretur në një tretësirë. Në këtë rast përdoren termat: e përqendruar; e holluar.Forca tregon se ç’pjesë e acidit ose bazës shpërbashkohet në jone. Termat që përdoren në këtë rast, janë: i fortë; i dobët.1. Përdorni saktë termat “i përqendruar” ose “i holluar” dhe “i fortë” ose “i dobët” për të përshkruar: a) një uthull vere të bardhë, e cila përmban 5% acid etanoik;b) një tretësirë për zhbllokimin e tubave të lavamanit, e cila përmban 95% acid sulfurik. 2. a) Shkruani barazimet kimike për reaksionet e mëposhtme:  i. oksid natriumi me acid klorhidrik të holluar; ii. sulfur natriumi me acid klorhidrik të holluar.b) Krahasoni barazimet kimike të pikës a. A është reaksioni i dytë (ii) një reaksion acid-bazë? Argumentoni përgjigjen.PYETJE DHE DETYRATeoria e Bronshted-Laurit për acidet 11.12 dhe bazat Fig. 2 Agrumet, si portokalli, limoni dhe qitroja, përmbajnë acid citrik, i cili është një acid i dobët.Deri në fillim të shekullit XX, kimistët i përcaktonin acidet si substanca që shpërbashkohen në ujë, duke prodhuar jone hidrogjen H+, ndërsa bazat, si substanca të cilat veprojnë me jonet H+ për të formuar ujë.Për shembull: Acidi: HCl(uj) → H+(uj) + Cl−(uj)Baza: Cu(OH)2(ng) + 2H+(uj) → Cu2+(uj) + 2H2O(l)Bazat e tretshme, si hidroksidi i natriumit, u quajtën alkaline dhe konsideroheshin si substanca që treten në ujë duke prodhuar jone OH−:NaOH (ng) + ujë → Na+(uj) + OH−(uj)Gjatë viteve të para të shekullit XX, kimistët kuptuan se këto përkufizime ishin tepër të kufizuara, pasi ato mund të zbatoheshin vetëm për tretësira ujore, ndërkohë që bazat u kufizuan në substanca që veprojnë me jonet H+ për të formuar ujë.
                                
   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232