Page 229 - Demo
P. 229
22111.12 Teoria e Bronshted-Laurit për acidet dhe bazat PËRKUFIZIMESipas teorisë së Bronshted-Laurit, një acid është dhënës protoni (jon H+), ndërsa një bazë është pranues protoni (jon H+).Acidet monobazike japin një proton (jon H+) për molekulë, p.sh.: acidi nitrik, HNO3 dhe acidi etanoik, CH3COOH. Acidet monobazike nganjëherë quhen acide monoprotike.Acidet dibazike japin dy protone (jon H+) për molekulë, p.sh.: acidi sulfurik, H2SO4 dhe acidi karbonik, H2CO3. Nganjëherë, acidet dibazike quhen acide diprotike.Fig. 1 Një reaksion acid-bazë i marrë nga jeta e përditshme. Gjatë realizimit të projektit hapësinor “Apollo 13”, astronautët vunë re se në anijen me të cilën po ktheheshin në Tokë, sasia e dioksidit të karbonit ishte rritur shumë. Për këtë, ata përdorën hidroksid litiumi për të riparuar pajisjen e ajrit të kondicionuar. Piloti në fotografi, Skot Makleod (Scott Macleod), mban në dorë një enë me hidroksid litiumi, i cili është një bazë që asnjanëson dioksidin e karbonit, që është një oksid acid. Fortësia e acidit rritet.Fortësia e bazës zvogëlohet.Emri i acidit Acid H+ + Bazë Emri i bazësetanol C2H5OH H+ + C2H5O– etoksidujë H2O H+ + OH– hidroksidamon NH4+ H+ + NH3 amoniakhidrogjensulfur H2S 2H+ + S2– sulfuracid etanoik CH3COOH H+ + CH3COO– etanoatacid sulfuror H2SO3 2H+ + SO32– sulfithidrokson H3O+ H+ + H2O ujëacid sulfurik H2SO4 2H+ + SO42– sulfatacid klorhidrik HCl H+ + Cl– klorurNë mënyrë që të zgjerohej fusha e reaksioneve acid-bazë dhe konceptet të shtriheshin edhe për tretësirat joujore, shkencëtari danez, Bronshted (Johannes Brønsted, 1879-1947) dhe ai anglez, Lauri (Thomas Lowry, 1874-1936) propozuan në mënyrë të pavarur përkufizime më të gjera për acidet dhe bazat. Në përkufizimet e tyre, ata i cilësonin acidet si dhënës protoni (jon H+), ndërsa bazat, si marrës protoni (jon H+). Kështu, lidhja midis një acidi dhe bazës përkatëse është: HB H+ + B– acid protoni bazë(dhënësi i protonit) (marrës i protonit)Për HB dhe B– thuhet se janë të konjuguar dhe se formojnë një çift të konjuguar acid-bazë. HB është acidi i konjuguar i B– dhe B– është baza e konjuguar e HB.Sipas teorisë Bronshted-Lauri, kripërat acide (si NaHSO4) dhe joni amon njihen si acide. Tashmë bazat përfshijnë të gjitha anionet, ujin, amoniakun, si dhe oksidet e jonet hidroksid. Të gjitha këto janë ilustruar në barazimet e mëposhtme:Acid Bazë Bazë AcidHSO4– + OH– SO42– + H2ONH4+ + OH– NH3 + H2O2H3O+ + S2– 2H2O + H2SH3O+ + NH3 H2O + NH4+Nga barazimet vërejmë se uji mund të veprojë edhe si bazë, edhe si acid. Këtë gjë, ai e bën në të njëjtën kohë gjatë shpërbashkimit të tij: H2O + H2O OH– + H3O+ acid bazë bazë acidFortësia relative e acideve dhe bazaveBazuar në përkufizimin e acideve si dhënës të protoneve dhe të bazave si marrës të protoneve, mund t’i renditim të gjitha acidet dhe bazat në një “tabelë fortësie”, e cila tregon rendin e fortësisë relative të tyre (tabela 1).Tabela 1 Fortësia relative e acideve dhe bazave të ndryshmeNëse një acid është i dobët (d.m.th nuk është shumë i prirë për të dhënë protone), baza e konjuguar e tij është e fortë, pra do të ketë një prirje të fortë për të pranuar protone. Për shembull, sulfuri i hidrogjenit është një acid i dobët, por jon sulfur është një bazë e fortë. Kështu, në tabelën e mësipërme, me rritjen e fortësisë së acideve nga lart-poshtë, bazat e konjuguara të tyre bëhen gradualisht më të dobëta.

