Page 23 - Demo
P. 23


                                    151.6 Njehsime stekiometrike (vazhdim) Situata e të nxënit:• ndërtimi i raporteve midis reaktantëve dhe produkteve në një barazim kimik;• njehsimi i numrit të moleve, masave dhe vëllimeve të reaktantëve e produkteve në një reaksion kimik.8. Njehsoni përqendrimet molare të tretësirave të mëposhtme:a) 22,22 g klorur kalciumi në 500 ml;b) 39,63 g sulfat amoniumi në 400 ml;c) 24,96 g sulfat bakri kristalhidrat në 250 ml.9. Njehsoni masën në gram të substancës së tretur që ndodhet në tretësirat e mëposhtme:a) 3 litra 3 M NaOH;b) 200 ml 0,2 M H2SO4;c) 50 ml 2 M K2CO3.PYETJE DHE DETYRA PËRKUFIZIMEJonet formohen kur një atom ose një grup atomik lëshon apo merr një ose disa elektrone. Kur atomi apo grupi atomik jep elektrone, formohet jon me ngarkesë pozitive, ndërsa kur merr elektrone, formohet jon me ngarkesë negative. SHËNIMNjehsimet që kryhen në reaksionet kimike në lidhje me sasitë (molet) e reaktantëve dhe produkteve quhen njehsime stekiometrike.1.6 Njehsime stekiometrike (vazhdim) SHEMBULL I ZGJIDHURNë një enë vihen të veprojnë 0,27 g alumin me 2,40 g brom. a) Njehsoni masën e bromurit të aluminit të përftuar.b) Njehsoni për të gjetur raportet midis substancave bashkëvepruese dhe shkruani barazimin kimik të reaksionit.Për t’iu përgjigjur kërkesave të këtij ushtrimi veprojmë si më poshtë:i. Formula kimike e bromurit të aluminit është AlBr3. Njehsojmë numrin e moleve për aluminin dhe bromin. nAl = 0,27 g/27 g mol−1 = 0,01 mol atome alumini dhe n Br2= 2,40 g/160 g mol−1 = 0,015 mol molekula bromi ii. Raportet midis aluminit, bromit dhe bromurit të aluminit janë: 0,01 mol-atome Al : 0,015 mol-molekula Br2 : X mol molekula AlBr3iii. Njehsojmë masën molare të bromurit të aluminit: M AlBr3 = 27 + 240 = 267 g/mol  Duke ditur që në reaksionin midis aluminit dhe bromit nuk ka mbetje, masa e bromurit të aluminit të përftuar është:0,27 g Al + 2,4 g Br2 = 2,67 g AlBr3 n AlBr3 = 2,67 g/267 g/mol = 0,01 mol-molekula.Njehsime stekiometrike quhen të gjitha njehsimet që kanë lidhje me numrin e moleve, masat në gram apo në vëllim të reaktantëve e produkteve, si dhe me ndërtimin e raporteve midis tyre në një barazim kimik. Pra, stekiometria tregon raportin më të thjeshtë numerik midis numrit të moleve të reaktantëve dhe të produkteve në një reaksion kimik.Për të kryer njehsime stekiometrike në një barazim kimik, veprojmë si më poshtë:a) Shënojmë të dhënat për masat ose vëllimet e reaktantëve apo produkteve që përfshihen në barazimin kimik.b) I kthejmë ato në mole. c) Njehsojmë raportet midis moleve të substancave në reaksion.
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27