Page 231 - Demo
P. 231
2231. 5 mol etanol, 6 mol acid etanoik, 6 mol etil etanoat dhe 4 mole ujë janë përzier së bashku në një hinkë ndarëse në 150C. Pasi vendosjes së ekuilibrit, në hinkë u gjetën vetëm 4 mole të acidit etanoik. a) Shkruani barazimin për reaksionin ndërmjet etanolit dhe acid etanoik për të formuar etanoat etili dhe ujë.b) Shkruani shprehjen e konstantes së ekuilibrit, Kc, për këtë reaksion në 15oC.c) Sa mole etanol, etanoat etili dhe ujë janë të pranishëm në përzierjen në ekuilibër?d)Cila është vlera e Kc për këtë reaksion?e) Supozoni që 1 mol etanol, 1 mol acid etanoik, 3 mole etanoat etili dhe 3 mole ujë janë përzier së bashku në një hinkë ndarëse në 150C. Sa mole: i. etanol; ii. etanoat etili, janë të pranishme në ekuilibër?2. Në një temperaturë të caktuar dhe në një trysni të përgjithshme prej 105 Pa, avujt e jodit përmbajnë 40% në vëllim atome I: I2(g) 2I(g)a) Njehsoni Kp për ekuilibrin.b) Në cilën trysni të përgjithshme (pa ndryshim të temperaturës) përqindja e atomeve I do të reduktohet në 20%?3 a) Paraqisni shprehjet e Kp dhe Kc për ekuilibrat e gaztë:i. 2NO(g) + O2(g) 2NO2(g)ii. NO(g) + 12O2(g) NO2(g)b) Cilat janë njësitë e Kp dhe Kc për të dy ekuilibrat e pikës a?4. Jepet reaksioni i mëposhtëm:H2(g) + I2(g) 2HI(g)a) Shkruani shprehjen e konstantes së ekuilibrit me anë të trysnive të pjesshme.Nga analiza e përzierjes së gaztë në ekuilibër, në një temperaturë të caktuar, kanë dalë rezultatet e mëposhtme: pH2 = 2,5 × 104 Pa, pI2 = 1,6 × 104 Pa, pHI = 4,0 × 104 Pa.b) Njehsoni konstanten e ekuilibrit për reaksionin. Cilat janë njësitë e saj?c) Në një eksperiment të dytë, në të njëjtën temperaturë, në enë u shtua jodur hidrogjeni i pastër me një trysni prej 6 × 104 Pa. Cilat janë trysnitë e pjesshme të hidrogjenit, jodit dhe jodurit të hidrogjenit në ekuilibër?5. Në 250C, vlera e Kc për sistemin e mëposhtëm është 1010.Sn2+(uj) + 2Fe3+(uj) Sn4+(uj) + 2Fe2+(uj)a) Shkruani shprehjen e Kc për këtë reaksion.b) Shpjegoni pse Kc nuk ka njësi.c) Cila është vlera e Kc për:i. Sn4+(uj) + 2Fe2+(uj) Sn2+(uj) + 2Fe3+(uj)ii. 2Sn2+(uj) + 4Fe3+(uj) 2Sn4+(uj) + 4Fe2+(uj)?6 Jepet barazimi kimik i reaksionit të mëposhtëm:CO(g) + Br2(g) COBr2(g)a) Tregoni se cila substancë është e oksiduar në këtë reaksion. Për të shpjeguar përgjigjen, mund të përdorni numrat e oksidimit.b) Çfarë kuptoni me termin ekuilibër dinamik?c) i. Formuloni parimin Lë Shatëlje.ii. Parashikoni nga do të zhvendoset ekuilibri me rritjen e trysnisë së përgjithshme. Argumentoni përgjigjen.iii. Parashikoni nga do të zhvendoset ekuilibri me shtimin e bromit në përzierjen në ekuilibër. Argumentoni përgjigjen.iv.Parashikoni nga do të zhvendoset ekuilibri me shtimin e një katalizatori. Argumentoni përgjigjen.v. Parashikoni si ndikon shtimi i një katalizatori në kohën që i duhet sistemit për të arritur ekuilibrin.d)i. Shkruani shprehjen e konstantes së ekuilibrit Kcpër reaksionin e mësipërm.ii. Shkruani njësitë e Kc.e) i. Shkruani shprehjen e konstantes së ekuilibrit Kc’, për reaksionin e zhdrejtë.ii. Shkruani njësitë e Kc’.f) i. Krahasoni përgjigjen e pikës d (i) me atë pikës d(ii).ii. Shkruani një shprehje matematikore për të treguar lidhjen midis Kc dhe Kc’.7. Pyetjet e mëposhtme kanë të bëjnë me ekuilibrin e reaksionit të paraqitur me anë të këtij barazimi kimik:H2(g) + CO2(g) H2O(g) + CO(g)a) Duke përdorur të dhënat e tabelës së mëposhtme, 11 Ushtrime përmbledhëse

