Page 232 - Demo
P. 232
224njehsoni entalpinë standarde të reaksionit.Substanca dhe gjendja fizikeEntalpia e formimit (në kJ mol-1)H2(g) 0CO2(g) −394H2O(g) −242CO(g) −111b) Shkruani shprehjen e Kp për ekuilibrin e reaksionit.c) Shpjegoni pse Kp nuk ka njësi.d) Tabela tregon vlerat e Kp për ekuilibrin në temperatura të ndryshme.Temperatura Kp298 1,00 × 10−5900 6,03 × 10−11300 2,82i. Bazuar në të dhënat e tabelës, përshkruani prirjen e Kp me ndryshimin e temperaturës. 8. Në 2000C, vlera numerike e Kc për reaksionin e mëposhtëm është 8 × 10-3.PCl5(g) PCl3(g) + Cl2(g) ΔH = +124kJmol–1a) Shkruani shprehjen e Kc për këtë reaksion.b) Cilat janë njësitë e Kc?c) Cila është vlera e Kc për reaksionin e kundërt në 2000C dhe cilat janë njësitë e saj?d) Si do të ndryshojnë sasitë e PCl5, PCl3 dhe Cl2 në ekuilibër (rriten, zvogëlohen ose qëndrojnë të njëjta), nëse: i. shtojmë PCl5; ii. rritet trysnia; iii. rritet temperatura?e) Si do të ndikonte në vlerën e Kc nëse: i. shtojmë PCl5; ii. rritet trysnia; iii. rritet temperatura?f) Një mostër e PCl5 të pastër u fut në një enë bosh në temperaturën 2000C. Kur u arrit ekuilibri, përqendrimi i PCl5 ishte 0,5 ×10-1 mol/l. Cilat janë përqendrimet e PCl3 dhe Cl2 në ekuilibër?9. Një nxënës përzjeu 6,0 g acid etanoik (CH3COOH) me 6,9 g etanol (C2H5OH). Sistemi arriti ekuilibrin. Përzierja në ekuilibër përmbante 1,4 g ujë dhe etanoat etili (CH3COOC2H5).Barazimi kimik për këtë ekuilibër paraqitet si më poshtë:CH3COOH(l) + C2H5OH(l)CH3COOC2H5(l) + H2O(l)a) Njehsoni numrin fillestar të moleve për: i. acidin etanoik; ii. etanolin.b) Njehsoni numrin e moleve të ujit në përzierjen në ekuilibër.c) Njehsoni numrin e moleve të etanoatit të etilit në këtë përzierje.d)Njehsoni numrin e moleve të acidit etanoik dhe të etanolit në përzierjen në ekuilibër.e) Shkruani shprehjen e Kc për këtë ekuilibër.f) Shkruani njësitë e Kc.g) Njehsoni Kc për reaksionin.10.Dendësitë e diamantit dhe grafitit janë përkatësisht 3,5 dhe 2,3 g cm-3. Shndërrimi i grafitit në diamant paraqitet me barazimin e mëposhtëm: C (grafit) C (diamant) ΔH = +2kJmol–1 Formimi i diamantit favorizohet nga:a) një temperaturë e lartë apo e ulët;b) një trysni e lartë apo e ulët? Argumentoni përgjigjet.11.Për reaksionin e prapësueshëm:CO(g) + H2O(g) CO2(g) + H2,(g)përqendrimet e ekuilibrit janë: [CO] = 0,004 mol/l; [H2O] = 0,064 mol/l; [CO2] = [H2] = 0,016 mol/l.a) Njehsoni konstanten e ekuilibrit.b) A zhvendoset ekuilibri kimik n.q.s. trysnia rritet dy herë?12.Njehsoni përqendrimet e ekuilibrit të substancave që marrin pjesë në reaksionin e prapsueshëm:CO(g) + H2O(g) CO2(g) + H2(g)duke ditur përqendrimet fillestare: [CO] = 0,10 mol/l; [H2O] = 0,40 mol/l, si dhe konstanten e ekuilibrit, K = 1.13.Reaksioni i oksidimit të oksidit të azotit me oksigjen është i prapësueshëm:2NO + O2 2NO2Konstantja e ekuilibrit të këtij reaksioni në temperaturën 496oC, është 2,2.Në gjendjen e ekuilibrit, përqendrimet e NO dhe NO2, ishin përkatësisht: 0,020 dhe 0,030 mol/l. Njehsoni përqendimin fillestar të oksigjenit.Ushtrime përmbledhëse

