Page 233 - Demo
P. 233
225Situata e të nxënit: • ndryshimi midis tretshmërisë së substancave në ujë dhe shpërbashkimit të tyre në ujë;• shpjegimi i termit “tretësirë e ngopur” dhe barazimi i ekuilibrit;• ndërveprimi i një substance të ngurtë të patretur në ujë me jonet e saj;• përcaktimi i konstantes së tretshmërisë (Kc) dhe produktit të tretshmërisë (Kp.t.) për një tretësirë të ngopur në ekuilibër.Tretshmëria e substancave tëngurta jonike që treten pak në ujë12 Ekuilibri jonik në tretësirat ujore12.1Vëllimi fillestar i 0,1 mol/l AgNO3 mlVëllimi fillestar i 0,1 mol/l KBrO3 mlPërqendrimet e ekuilibrit të Ag+(uj) mol/lPërqendrimet e ekuilibrit të BrO3−(uj) mol/l[Ag+]ek× [BrO3−]ek /mol2/l 240 10 0,0144 0,0024 3,45 × 10−530 20 0,0081 0,0041 3,32 × 10−525 25 0,0058 0,0058 3,36 × 10−520 30 0,0042 0,0082 3,44 × 10−510 40 0,0033 0,0102 3,37 × 10−5Tabela 1 Përqendrimet e Ag+(uj) dhe BrO3−(uj) në prani të AgBrO3 të patretur, kur në 200 ml ujë të distiluar shtohen vëllime fillestare të ndryshme AgNO3 0,1 mol/l dhe KBrO3 0,1 mo/l.Ekuilibrat që përfshijnë jonet në tretësirat ujore janë të rëndësishëm në proceset industriale, analitike dhe ato biologjike. Parimet dhe karakteristikat e këtyre ekuilibrave jonikë janë shumë të ngjashme me ato të sistemeve të tjera të ekuilibrit kimik.Në këtë kapitull do të përqendrohemi në dy lloje të rëndësishme ekuilibrash jonikë:• ekuilibri midis një substance të ngurtë, të patretur, dhe joneve të saj të tretura në tretësirë, i cili quhet ekuilibri i tretshmërisë (në shumicën e rasteve, këta ekuilibra tretshmërie përfshijnë substanca të ngurta, të cilat janë shumë pak të tretshme);• ekuilibri në një tretësirë midis molekulave të tretura dhe joneve të shpërbashkuara të së njëjtës substancë, i cili quhet ekuilibër i shpërbashkimit (në shumicën e rasteve, ekuilibrat e shpërbashkimit përfshijnë acidet ose bazat). Nëse shtojmë në ujë një sasi substance të ngurtë jonike pak të tretshme, përftohet një tretësirë e ngopur. Jonet në tretësirën e ngopur janë në ekuilibër me tepricën e substancës që ngelet e patretur:MX(ng) M+(uj) + X−(uj)Në këtë mësim do të studiojmë marrëdhënien e ekuilibrit midis përqendrimeve të joneve në një tretësirë ujore dhe substancës që ngelet e patretur.Tabela e mëposhtme tregon përqendrimet e ekuilibrit të Ag+(uj) dhe BrO3−(uj) në prani të AgBrO3 të patretur, kur në 200 ml ujë të distiluar në 16°C shtohen vëllime fillestare të ndryshme AgNO3 0,1 mol/l dhe KBrO3 0,1 mol/l.

