Page 234 - Demo
P. 234
226Ekuilibri jonik në tretësirat ujore SHËNIMPër të njehsuar përqendrimin e një substance të ngurtë të pastër, të tillë si AgBrO3, nisemi nga dendësia e saj. Për shembull: Dendësia e AgBrO3 = 5,21g/ml= 5,21 × 1000g/l∴ [AgBrO3(ng)] = 5210g/l235,9g/mol= 22,1mol/lKONCEPTE KYÇEProdukti i tretshmërisë, Kp.t. i një kripe pak të tretshme, AxBy, jepet nga:Kp.t. = [Ay+]x[Bx –]yKp.t. është konstante në një temperaturë të dhënë. Tabela 2 Produktet e tretshmërisë të disa përbërjeve të zakonshme në 25°CPërbërja Produkti i tretshmërisëPërbërja Produkti i tretshmërisësulfat bariumi, BaSO4 1,0 × 10–10mol2 /l2 sulfat plumbi, PbSO4 1,6 × 10–8mol2 /l2karbonat kalciumi, CaCO3 5,0 × 10–9mol2 /l2 sulfit plumbi, PbS 1,3 × 10–28mol2 /l2florur kalciumi, CaF2 4,0 × 10–11mol3 /l3 sulfite nikeli, NiS 4,0 × 10–21mol2 /l2sulfat kalciumi, CaSO4 2,0 × 10–5mol2 /l2 bromat argjendi, AgBrO3 6,0 × 10–5mol2 /l2sulfit bakri, CuS 6,3 × 10–36mol2 /l2 bromur argjendi , AgBr 5,0 × 10–13mol2 /l2bromur plumbi, PbBr2 3,9 × 10–5mol3 /l3 klorur argjendi, AgCl 2,0 × 10–10mol2 /l2klorur plumbi, PbCl2 2,0 × 10–5mol3 /l3 jodur argjendi, AgI 8,0 × 10–17mol2 /l2jodur plumbi, PbI2 7,1 × 10–9mol3 /l3 sulfit zinku, ZnS 1,6 × 10–24mol2 /l2Fig. 1 Gjatë formimit të një korali në det, përqendrimi i joneve Ca2+ dhe CO32– në ujërat përreth duhet të jetë i mjaftueshëm për të precipituar karbonatin e kalciumit që krijon koralin.Vërejmë se në kolonën e fundit, në të djathtë të tabelës 1, vlera e prodhimit të përqendrimeve të Ag+(uj) dhe BrO3−(uj) mbetet pothuajse konstante,3,39 × 10-5 mol2/l2. Pra, për këtë ekuilibër mund të shkruajmë:[Ag+(uj)]ek[BrO3−(uj)]ek = konstante për një temperaturë të dhënë= 3,39 × 10−5mol2/l 2 në 16°C.Si përfundim, mund të themi se vlera e prodhimit të përqendrimeve të Ag+(uj) dhe BrO3−(uj) nuk varet nga sasia e AgBrO3, por me kusht që në tretësirë të ketë të pranishme AgBrO3 të patretur. Shpjegimi i vlerës konstante të [Ag+ (uj)] [BrO3− (uj)] në ekuilibërKur arrihet ekuilibri ndërmjet AgBrO3 të pastër dhe tretësirës së tij, kemi:AgBrO3(ng) Ag+(uj) + BrO3−(uj)Shkruajmë shprehjen për konstanten e ekuilibrit:Kc = [Ag+(uj)][BrO3−(uj)][AgBrO3(ng)]Por, duke qenë se [AgBrO3(ng)] përfaqëson përqendrimin e një substance të ngurtë, të pastër, i cili është konstant, si dhe duke riorganizuar matematikisht ekuacionin e mësipërm, kemi:[Ag+(uj)][BrO3−(uj)] = Kc[AgBrO3(ng)] = një konstante e reKonstantja e re quhet produkt i tretshmërisë dhe simbolizohet Kp.t..Për një kripë pak të tretshme, me formulë të përgjithshme AxBy, mund të japim një trajtë të përgjithshme për produktin e tretshmërisë:Në ekuilibër,AxBy(ng) xAy+(uj) + yBx−(uj)prandaj, Kc = [Ay+(uj)]x[Bx−(uj)]y[AxBy(ng)]Por [AxBy(ng)] është konstant:[Ay+(uj)]x[Bx−(uj)]y = Ks.p., produkti i tretshmërisë së AxByNë tabelën 2 janë dhënë produktet e tretshmërisë të disa prej përbërjeve më të zakonshme.

