Page 235 - Demo
P. 235
22712.2 Tretshmëria dhe njehsimi i produktit të tretshmërisëSituata e të nxënit: • njehsimi i produktit të tretshmërisë së një kripe, nisur nga tretshmëria e saj në një temperaturë të caktuar;• njehsimi i tretshmërisë së një kripe duke përdorur konstanten e tretshmërisë së saj për një temperaturë të caktuar. Tretshmëria dhe njehsimi 12.2 i produktit të tretshmërisë1. Shkruani shprehjen e produktit të tretshmërisë për secilën nga substancat e mëposhtme.a) AgClb) PbI2c) Bi2S32. Pse vlera eksperimentale e produktit të tretshmërisë së bromatit të argjendit në 16°C është më e vogël se vlera e dhënë në tabelën 2 (mësimi 12.2)? PYETJE DHE DETYRAFig. 1 Koralet “brirë dreri” që rriten në brigjet e ishujve të Oqeanit IndianSHËNIMBëni kujdes të mos e ngatërroni tretshmërinë me produktin e tretshmërisë.Tretshmëria tregon përqendrimin në mol/l të një substance në ujë.Produkti i tretshmërisë tregon vlerën e prodhimit të përqendrimeve të joneve të substancës, të ngritura në fuqi sipas rastit. Produkti i tretshmërisë së një kripe mund të njehsohet duke u nisur nga tretshmëria e saj. Le të ndjekim shembullin e mëposhtëm.Një tretësirë e ngopur e klorur argjendit përmban 1,46 × 10–3 g/l në 18°C. Sa është produkti i tretshmërisë të klorurit të argjendit në këtë temperaturë? (Mr(AgCl) = 143,5) Tretshmëria e klorur argjendit në 18°C = 1,46 × 10−3 g /l= 1,46 × 10−3143,5mol/l= 1 × 10−5mol/lNë ekuilibër,AgCl(ng) Ag+(uj) + Cl−(uj)[Ag+(uj)] = 1 × 10−5mol/ldhe [Cl−(uj)] = 1 × 10−5mol/l⇒ Kp.t. (AgCl) = [Ag+(uj)][Cl−(uj)] = 1 × 10−5mol/l × 1 × 10−5mol/l= 1 × 10−10mol2 /l2Pra, produkti i tretshmërisë së klorurit të argjendit në 18°C është: 1 × 10−10 mol2/l2.Nga ana tjetër, tretshmërinë e një kripe mund ta njehsojmë duke u nisur nga vlera e produktit të tretshmërisë së saj.Për shembull:Produkti i tretshmërisë së karbonatit të argjendit në 20°C është 8 × 10−12mol3/l3. Sa është tretshmëria e tij në këtë temperaturë?Le të supozojmë se tretshmëria është s mol/l. Në ekuilibër,Ag2CO3(ng) 2Ag+(uj) + CO32−(uj)Nëse tretshmëria e Ag2CO3 është s mol/l, atëherë:[Ag+(uj)] = 2s dhe [CO32−(uj)] = sKp.t.(Ag2CO3) = [Ag+(uj)]2[CO32−(uj)] = 8 × 10−12mol3 /l3 = (2s)2s = 8 × 10−12mol3 /l3 4s3 = 8 × 10−12mol3 /l3⇒ s3 = 2 × 10−12mol3 /l3s = 1,26 × 10−4mol3 /l3Pra, tretshmëria e karbonatit të argjendit në 20°C është 1,26 × 10−4 mol/l.Vërejmë se në raport me tretshmërinë e Ag2CO3, përqendrimi i Ag+ është dyfishuar, ndërsa në shprehjen e produktit të tretshmërisë, ai ngrihet në fuqi të dytë. Kjo për shkak se barazimi i shpërbashkimit tregon se përqendrimi i Ag+ është sa dyfishi i tretshmërisë së Ag2CO3(ng), (pra 2s dhe jo s). Ndaj, nisur nga shprehja e përgjithshme për Kp.t, përqendrimi i Ag+ do të jetë në fuqi të dytë ((2s)2 dhe jo 2s).

