Page 236 - Demo
P. 236
228Ekuilibri jonik në tretësirat ujore Situata e të nxënit: • përcaktimi i rasteve kur nuk mund të përdoret koncepti i produktit të tretshmërisë;• rëndësia e specifikimit të temperaturës kur jepet vlera e produktit të tretshmërisë.• kuptimi i termit “jon i përbashkët” dhe përshkrimi i “efektit të jonit të përbashkët” duke kryer njehsimet përkatëse; • parashikimi i precipitimit të një kripe në një tretësirë të dhënë;• përdorimi i precipitimeve selektive për ndarjen e kripërave të ndryshme.3. Në çdo rast, vlerat e produktit të tretshmërisë shoqërohen me vlerën e temperaturës. Shpjegoni pse.4. Njësitë për produktin e tretshmërisë së klorurit të plumbit(II), PbCl2 janë të ndryshme nga ato të sulfurit të plumbit(II), PbS. Pse?5. Në ujërat e një lumi, të ngopura me karbonat kalciumi (ng) në 20°C, përqendrimi i tij ishte 7 × 10-5 mol /l. Sa do të jetë produkti i tretshmërisë së CaCO3 në 20°C?6. Nëse dimë që tretshmëria e Bi2S3 në 25°C është x mol/l, cila nga vlerat e mëposhtme jep vlerën numerike të produktit të tretshmërisë së tij në 20°C?a) x2; b) 4x3; c) 27x5; d) 108x5PYETJE DHE DETYRADisa kufizime të konceptit të 12.3 produktit të tretshmërisëKoncepti i produktit të tretshmërisë është i vlefshëm vetëm për tretësirat e ngopura, në të cilat përqendrimi i përgjithshëm i joneve është jo më i madh se 0,01 mol/l. Për përqendrime më të mëdha, vlera e Kp.t nuk është më konstante. Kjo do të thotë se për përbërjet e tretshme, si NaCl, CuSO4 dhe AgNO3, nuk mund të përdoret koncepti i produktit të tretshmërisë. Për pasojë, vlerat numerike të produkteve të tretshmërisë janë gjithnjë tepër të vogla, rrallë e kalojnë pragun 10−4. Për substanca me tretshmëri jashtëzakonisht të ulët, Kp.tmund të jetë më e vogël se 10−40.Produkti i tretshmërisë së një kripe pak të tretshme është në thelb një modifikim i konstantes së ekuilibrit. Ashtu si konstantet e tjera të ekuilibrit, vlera e tij ndryshon në varësi të temperaturës. Rrjedhimisht, duhet të përcaktohet gjithmonë temperatura në të cilën matet produkti i tretshmërisë.Efekti i jonit të përbashkëtMegjithëse produkti i tretshmërisë së një kripe është konstant në një temperaturë të dhënë, përqendrimet e çdo joni mund të ndryshojnë në intervale shumë të mëdha. Kur nga tretja e një kripe të pastër në ujë përftohet një tretësirë e ngopur, përqendrimet e joneve janë në një raport që përcaktohet nga formula e përbërjes. Për shembull, përqendrimet e Ca2+ dhe F− në tretësirën e ngopur të fluorurit të kalciumit duhet të jenë në raportin 1:2. Megjithatë, kur një tretësirë e ngopur përftohet nga përzierja e dy tretësirave që përmbajnë një jon të përbashkët, mund të ketë ndryshime relativisht të mëdha të përqendrimeve të joneve të ndonjë elektroliti me tretshmëri të ulët. Në këto raste, produktet e tretshmërisë mund të përdoren për të përcaktuar përqendrimin e joneve në tretësirë. Këtë gjë mund ta ilustrojmë duke analizuar tretshmërinë e BaSO4, së pari në ujë dhe pastaj në tretësirën e sulfatit të natriumit 0,1 mol/l (Kp.t (BaSO4) = 1 × 10−10 mol2/l2).

