Page 237 - Demo
P. 237
22912.2 Tretshmëria dhe njehsimi i produktit të tretshmërisëSHËNIMNë kontekstin e tretshmërisë, jon i përbashkët quhet joni i njëjtë në dy tretësira të ndryshme.KONCEPTE KYÇEKoncepti i produktit të tretshmërisë nuk vlen për tretësirat e ngopura, në të cilat përqendrimi i përgjithshëm i joneve është më i madh se 0,01 mol/l.KONCEPTE KYÇESi rezultat i efektit të jonit të përbashkët, tretshmëria e kripës, A+B− zvogëlohet nga shtimi i jonit A+ ose B− prej një burimi të dytë.1. Njehsoni tretshmërinë e klorurit të argjendit në:a) ujë;b) në tretësirë NaCl(uj) me përqendrim 0,1mol/l, kur Kp.t.(AgCl) = 2,0 × 10−10 mol2/l2.PYETJE DHE DETYRATretshmëria e BaSO4 në ujëSupozojmë se tretshmëria e BaSO4 në ujë = s mol/l. BaSO4(ng) Ba2+(uj) + SO42−(uj)∴ Ks.p.(BaSO4) = [Ba2+][SO42−]⇒ 1 × 10−10 = s × s = s2⇒ s = 10−5mol/l∴ tretshmëria e BaSO4 në ujë = 10−5mol/l.Tretshmëria e BaSO4 në Na2SO4(uj) 0,1 mol/lSupozojmë se në Na2SO4(uj) 0,1 mol/l, tretshmëria e BaSO4 = s’ mol/l.BaSO4(ng) Ba2+(uj) + SO42−(uj)Na2SO4(ng) → 2Na+(uj) + SO42−(uj)Në këtë rast, [Ba2+(uj)] = s′mol/lndërsa, [SO42−(uj)] = (s′ + 0,1)mol/l⇒ Ks.p. = [Ba2+][SO42−] = s′(s′ + 0,1)mol2/l2⇒ s′(s′ + 0,1) = 1 × 10−10mol2/l2Meqenëse vlera e s’ është shumë më e vogël se 0,1mol /l,mund të themi se (s′ + 0,1) ≃ 0,1mol/l⇒ s′ × 0,1 = 1 × 10−10mol2/l2⇒ s′ = 10−9mol/l Tretshmëria e BaSO4 në 0,1 mol/l Na2SO4 = 10−9mol/l.Ky shembull tregon një përgjithësim të rëndësishëm kimik, i cili njihet si efekti i jonit të përbashkët. Kjo do të thotë se tretshmëria e kripës A+B−zvogëlohet nga shtimi i jonit A+ ose B− prej një burimi të dytë. Parashikimi i precipitimit të një kripe në një tretësirëNëpërmjet konceptit të produktit të tretshmërisë, kimistët mund të parashikojnë përqendrimet maksimale të joneve në një tretësirë të dhënë. Në këtë mënyrë, ata parashikojnë nëse do të ndodhë apo jo precipitimi. Supozojmë se kemi një tretësirë 10−3 mol/l të Ca2+(uj), vëllimi i së cilës është i barabartë me atë të tretësirës 10−3 mol/l të SO42− (uj) në 25°C. A do të formohet precipitati i CaSO4?Produktit i tretshmërisë së sulfatit të kalciumit është 2 × 10−5 mol2/l2 në 25°C. Pra, Ks.p.(CaSO4) = [Ca2+][SO42−] = 2 × 10−5mol2/l2[Ca2+] = [SO42−] = 10−32mol/l = 5 × 10−4mol/l(Përqendrimi i çdo joni është përgjysmuar, sepse tretësirat hollojnë njëratjetrën.) Prandaj, produkti jonik për CaSO4 menjëherë pas përzierjes është:

