Page 238 - Demo
P. 238


                                    230Ekuilibri jonik në tretësirat ujore SHËNIMProdukti jonik tregon vlerën e prodhimit të përqendrimeve të dy joneve në tretësira ujore, të ngritura në fuqitë përkatëse, përpara formimit të precipitatit.Produkti i tretshmërisëtregon vlerën e prodhimit të përqendrimeve të ngritura në fuqitë përkatëse, pasi është formuar precipitati dhe përqendrimet kanë arritur vlerat e tyre në ekuilibër.Fig. 1 Stalaktitet formohen si rezultat i precipitimit të karbonatit të kalciumit nga tretësira e ngopur që pikon nga pjesa e sipërme e shpellës.KONCEPTE KYÇEPrecipitimi i një kripe të patretshme ndodh kur produkti jonik është më i madh se produkti i tretshmërisë. Precipitimi ndodh për sa kohë produkti jonik është i barabartë me produktin e tretshmërisë. = [Ca2+][SO42−] = 5 × 10−4 × 5 × 10−4mol2/l2 = 25 × 10−8 = 2,5 × 10−7mol2/l2Ky produkt jonik është më i vogël se vlera e Kp.t për CaSO4, ndaj nuk do të formohet precipitat.Le të supozojmë tani se përziejmë vëllime të barabarta tretësirash me përqendrim 10−2 mol/l. Menjëherë pas përzierjes,[Ca2+] = [SO42−] = 5 × 10−3mol/lProdukti jonik, [Ca2+][SO42−] = 5 × 10−3 × 5 × 10−3mol2/l2= 25 × 10−6mol2/l2= 2,5 × 10−5mol2/l2Në këtë rast, produkti jonik është më i madh se produkti i tretshmërisë. Kjo tregon se precipitimi i CaSO4 do të ndodhë. Si rezultat i precipitimit, përqendrimet e Ca2+ dhe SO42− në tretësirën ujore zvogëlohen nga reaksioni:Ca2+(uj) + SO42−(uj) → CaSO4(ng)dhe vlera e produkti jonik [Ca2+][SO42−]  zvogëlohet nga 2,5 × 10−5 në 2,0 × 10−5mol2/l2.Precipitimet e ngurta të formuara nga tretësirat ujore, kanë një rëndësi të madhe në natyrë dhe industri. Stalagmitet dhe stalaktitet krijohen ngadalë nga uji, në të cilin përqendrimet e Ca2+(uj) dhe CO32−(uj) kanë një produkt jonik më të madh se produkti i tretshmërisë së karbonatit të kalciumit. Në mënyrë të ngjashme ndodh edhe rritja e koraleve. Në këtë rast, përqendrimi i Ca2+(uj) dhe CO32−(uj) në ujin përreth koraleve duhet të jetë i lartë, në mënyrë që të precipitojë karbonati i kalciumit.Precipitimi selektiv (i përzgjedhur)Dimë se kripërat kanë tretshmëri të ndryshme. Ky fakt mund të përdoret për të ndarë substanca të ndryshme nga njëra-tjetra, duke përzgjedhur reaksionet e precipitimit tyre. Supozojmë se kemi një tretësirë që përmban klorur magnez, klorur kalciumi dhe klorur bariumi. Si mund t’i ndajmë tri jonet e metaleve nga tretësira? Si kromati i magnezit, ashtu edhe kromati i kalciumit (VI) janë të tretshëm, kurse kromati i bariumit (VI) është i patretshëm. Pra, nëse shtojmë 
                                
   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242