Page 239 - Demo
P. 239
23112.4 Fortësia e acideve dhe e bazaveSituata e të nxënit: • përcaktimi i fortësisë së acideve dhe bazave duke matur përcjellshmërinë e tyre;• përcaktimi i pH të një tretësire me përqendrim të dhënë të joneve H+ dhe i fortësisë relative të një acidi;• njehsimi i pH dhe i përqendrimit të joneve H+ në një tretësirë.Fig. 2 Gjatë rritjes, një gocë deti duhet t’u përshtatet kushteve në mënyrë të tillë që përqendrimi i joneve të karbonateve dhe joneve të kalciumit të jetë aq i lartë, sa të precipitojë karbonatin e kalciumit nga uji i detit, për të formuar guaskën e saj.2. Tretshmëria eAgBr në ujë është 7 × 10−7 mol/l në 25°C. Njehsoni vlerën e produktit të tretshmërisë së tij. 3 Kp.t ((Ag+)2C2O42−) = 5 × 10−12 mol3/l3 në 25°C. a) Shkruani shprehjen për produktin e tretshmërisë së oksalatit të argjendit (Ag +)2C2O42−. b) Njehsoni përqendrimin e oksalatit të argjendit në një tretësirë të ngopur ujore në 25°C. c) Si ndryshon në varësi të temperaturës vlera e produktit të tretshmërisë? Argumentoni përgjigjen.PYETJE DHE DETYRA12.4 Fortësia e acideve dhe e bazavenjë tretësirë të K2CrO4(uj), do të precipitojë BaCrO4(ng), i cili më pas mund të ndahet me filtrim.Tretësira e mbetur përmban Mg2+(uj) dhe Ca2+(uj). Dimë që MgSO4 është i tretshëm, ndërsa CaSO4 është i patretshëm. Për shembull, nëse në përzierje shtohet Na2SO4(uj), precipiton CaSO4, duke lënë jone Mg2+(uj) në tretësirë. Në fund, Mg2+(uj) mund të ndahen nga tretësira në trajtën e MgCO3 (ng) duke shtuar Na2CO3.Radha me të cilën shtohen reaktantët është e rëndësishme. Nëse në tretësirë shtojmë Na2SO4 përpara se të shtojmë tretësirë K2CrO4, do të precipitojë një përzierje e BaSO4 dhe CaSO4. Nga ana tjetër, nëse do të shtojmë Na2CO3 në përzierjen e tri kationeve, do të precipitojnë të gjitha karbonatet: MgCO3, CaCO3 dhe BaCO3. Për këtë arsye, si reaktantët precipitues, ashtu edhe radha e shtimit të tyre duhet të përcaktohen me kujdes.Fortësia e acideve dhe bazave të ndryshme mund të përcaktohet nëpërmjet matjes së përcjellshmërisë së tyre.Elektrolitet e forta, si acidi klorhidrik dhe hidroksidi i natriumit, në tretësira ujore janë plotësisht të shpërbashkuara në jone. Për këtë arsye, ato janë përcjellëse më të mira sesa elektrolitet e dobëta, siç është acidi etanik (acetik), të cilat shpërbashkohen vetëm pjesërisht.HCl(uj) → H+(uj) + Cl−(uj) plotësisht të shpërbashkuaraCH3COOH(uj) H+(uj) + CH3COO−(uj) pjesërisht të shpërbashkuaraPërcaktimi i fortësisë së acideve dhe bazave me anë të termave të thjeshtë “i fortë” dhe “ i dobët” është një metodë jo shumë e saktë për acidet dhe bazat e forta. Prandaj kimistët përdorin një përcaktim sasior më të saktë. Në rastin e acideve, fortësia relative mund të përcaktohet duke matur përqendrimin e joneve H+ ose pH e tyre për një përqendrim të dhënë të acidit.pH i një tretësire është minus-logaritmi me bazë dhjetë i përqendrimit të joneve të hidrogjenit në mol /l, pra:pH = –log[H+(uj)]Përqendrimet e joneve të hidrogjenit në tretësira ujore luhaten mes vlerave 10−15 mol/l deri në 10 mol/l. Pra, për të treguar fortësinë relative të acideve duhet të përdoret një shkallë që përfshin si vlerat negative, ashtu dhe ato logaritmike. Shenja negative prodhon vlera pozitive të pH për pothuajse të gjitha tretësirat. Shkalla logaritmike zvogëlon luhatjet e vlerave të [H+(uj)], duke ngushtuar kështu intervalin e vlerave të pH nga 15 deri në –1.PËRKUFIZIMEpH i një tretësire është matje sasiore e përqendrimit të joneve H +.pH = –log[H+(uj)]SHËNIMSimboli i logaritmit me bazë 10 është log, por shpesh përdoren edhe simbolet log10 dhe log10.

