Page 24 - Demo
P. 24
16Atomet, molekulat dhe reaksionet kimikeSituata e të nxënit:• kthimi i një reaksioni kimik në një barazim jonik të plotë;• paraqitja e barazimit jonik në formë të shkurtuar.Kthimi i reaksioneve kimike 1.7 në barazime jonike 1. Nga bashkëveprimi i 3,81 g bakër me oksigjen u përftua 4,29 g oksid bakri. a) Përcaktoni formulën kimike të oksidit të bakrit. b) Pasi të keni bërë njehsimet përkatëse, shkruani barazimin e reaksionit. 2. Nga shpërbërja e 25 ml të një substance të gaztë që përmban azot dhe oksigjen, u përftuan 25 ml azot dhe 50 ml oksigjen (vëllimet janë matur në trysni dhe temperaturë të njëjtë).a) Bazuar në njehsimet që kryet, përcaktoni formulën kimike të substancës që shpërbëhet.b) Shkruani barazimin e reaksionit të shpërbërjes së saj.3. Asnjanësohet 18 ml tretësirë 0,1 M H2SO4 me 24 ml tretësirë 1,5 M NaOH. a) Njehsoni numrin e moleve të acidit dhe bazës që kanë hyrë në reaksion.b) Shkruani barazimin e reaksionit.c) Njehsoni masën në g të sulfatit të natriumit të përftuar.PYETJE DHE DETYRAFig. 1 Një ilustrim i peshores origjinale të Daltonit. Ai e përdorte atë gjatë studimit të reaksioneve kimike, për të peshuar substancat që hynin dhe dilnin nga reaksioni. Nga kjo del se raportet e numrit të moleve të reaktantëve dhe të produktit në reaksion janë: 0,01 mol Al + 0,015 mol Br2 = 0,01 mol AlBr3 ose 1 molAl : 3 mol Br2 : 2 mol AlBr3iv. Reaksioni i bashkëveprimit të aluminit me bromin shkruhet si më poshtë: 2Al + 3Br2 = 2AlBr3SHËNIMAcidet, bazat dhe kripërat janë përbërje jonike.Reaksioni midis një metali dhe një jometaliNga bashkëveprimi i magnezit me oksigjenin përftohet një përbërje jonike. Reaksioni që ndodh midis magnezit dhe oksigjenit shkruhet si më poshtë: 2Mg(ng) + O2(g) = 2Mg2+O2–(ng)Reaksioni midis një metali dhe një acidi të holluarMagnezi bashkëvepron me acidin klorhidrik të holluar, duke dhënë klorur magnezi dhe hidrogjen (gaz). Barazimi kimik i këtij reaksioni shkruhet si më poshtë:Mg(ng) + 2HCl(uj) = MgCl2(uj) + H2(g)Meqenëse acidi klorhidrik dhe kloruri i magnezit janë përbërje jonike (shpërbashkohen në ujë), barazimi kimik i mësipërm mund të shkruhet në formën jonike, si më poshtë: Mg(ng) + 2H+(uj) + 2Cl–(uj) → Mg2+(uj) + 2Cl–(uj) + H2(g)

