Page 240 - Demo
P. 240
232Ekuilibri jonik në tretësirat ujore Situata e të nxënit: • përcaktimi i “produktit jonik të ujit”, (Ku);• ndryshimi i Ku dhe i pH të ujit në lidhje me temperaturën;• njehsimi i përqendrimit të joneve hidroksid në një tretësirë duke përdorur Ku;• krahasimi i shkallës së pH me përqendrimin e joneve H+.1. Supozoni se acidi HX është elektrolit i dobët. Çfarë ndodh me shkallën e shpërbashkimit të HX në tretësirë ujore nëse:a) shtojmë ujë;b) gurgullojmë HCl të gaztë në ujë;c) shtojmë NaX në trajtë të ngurtë?2. Cilat janë vlerat e pH të tretësirave të mëposhtme:a) HCl 10−3 mol/l;b) HCl 1,0 mol/l;c) HX 3,0 mol/l, i shpërbashkuar vetëm 50%?PYETJE DHE DETYRA12.5 Shpërbashkimi i ujit dhe pHSHEMBULL I ZGJIDHURa)Sa është pH i HCl me përqendrim10−1 mol/l?PërgjigjeMeqë HCl është acid monobazik dhe tërësisht i shpërbashkuar:[H+(uj)] in 10−1mol/l HCl = 10−1mol/l pH = –log[H+(uj)] = –log [10−1] = –(–1) = +1b) Sa është pH i H2SO4 me përqendrim10−1 mol/l?PërgjigjeMeqë H2SO4 është tërësisht i shpërbashkuar dhe dibazik:[H+(uj)] në 10−3mol/l H2SO4 = 2 × 10−3mol/l pH = –log[H+(uj)] = –log(2 × 10−3)= –(+0,30 – 3,00)= –(–2,70) = +2,70c)pH i ujit të pastër në 25°C është 7. Sa është përqendrimi i joneve hidrogjen?PërgjigjepH = –log[H+(uj)]⇒ 7 = –log[H+(uj)]log[H+(uj)] = –7[H+(uj)] = 10−7mol/lKur uji pastrohet me distilim të përsëritur, përcjellshmëria e tij bie në një vlerë konstante, shumë të ulët. Edhe uji më i pastër ka një përcjellshmëri të vogël elektrike. Kjo tregon se uji shpërbashkohet duke dhënë jone, d.m.th:H2O(l) H+(uj) + OH−(uj)Natyrisht, përqendrimi i joneve është shumë i vogël, siç tregon pH i ujit të pastër. Edhe pse ekuilibri i këtij reaksioni është i zhvendosur në të majtë, ne mund të shkruajmë më poshtë një konstante ekuilibri për shpërbashkimin e ujit:Kc = [H+][OH−][H2O]Duke qenë se uji jonizohet shumë pak (në nivel gjurme), çdo litër ujë përmban pothuajse 1000 g H2O. Duke ditur se 1 mol ujë peshon 18 g, kemi:[H2O] në ujë = 100018 = 55,56mol/l, Ky përqendrim është konstant.Në shprehjen e Kc zëvendësojmë konstanten për [H2O], ashtu siç bëmë me përqendrimin e substancës së patretur në produktin e tretshmërisë së një kripe të patretshme, d.m.th:Kc[H2O] = [H+][OH−] = konstante e re, Kukonstant konstant

