Page 241 - Demo
P. 241


                                    23312.5 Shpërbashkimi i ujit dhe pH1. a) Sa është [H+] = [OH–] në ujë të pastër?b) Në 25°C, Ku =10–14mol2/l2. Sa është vlera e Kc për reaksionin e mëposhtëm?H2O(l) H+(uj) + OH–(uj) në 25°C?c) Vëreni të dhënat në tabelën 1. Si ndryshon vlera e Ku me rritjen e temperaturës?d) Shpjegoni efektin e temperaturës tek Ku duke përdorur parimin Lë Shatëlje.H2O(l) H+(uj) + OH–(uj); ∆H = +58kJmol–1.PYETJE DHE DETYRATabela 1 Vlerat e Ku për disa temperatura të dhënaTemperatura/°C Ku/mol2/l20 0,11 × 10–1410 0,30 × 10–1420 0,68 × 10–1425 1,00 × 10–1450 5,47 × 10–14100 51,3 × 10–14Konstantja e përgjithshme, Ku quhet produkti jonik i ujit.Në 25°C,[H+] = [OH−] = 10−7mol/lKështu, Ku = [H+][OH−] = 10−7mol/l × 10−7mol/l = 10−14mol2/l2Në ujë të pastër dhe në tretësira asnjanëse, si p.sh., tretësira ujore e klorurit të natriumit, jonet H+ dhe OH− shfaqen si rezultat i jonizimit të ujit.[H+] = [OH−]Në 25°C, [H+][OH−] = 10−14mol/l[H+] = [OH−] = 10−7mol/l pH = 7Në tabelën 1 vërejmë se Ku është e barabartë me [H+][OH−] dhe rritet me rritjen e temperaturës. Në 50°C:Ku = [H+][OH−] = 5,47 × 10−14mol2/l2Pra, në këtë temperaturë:[H+] në tretësirë asnjanëse = (5,47 × 10−14mol2/l2)1/2 = 2,34 × 10−7mol/lpH i ujit në 50°C = –log[2,34 × 10−7] = −(+0,4 −7,0)= 6,6Në 25°C, pH i ujit të pastër dhe i tretësirave asnjanëse është 7,0. Në 0°C, pH i një tretësire asnjanëse është 7,5; në 50°C është 6,6 dhe në 100°C është 6,1.Deri tani kemi studiuar tretësirat asnjanëse, në të cilat jonet H+ dhe OH− mund të vijnë vetëm nga uji. Në tretësirat acide dhe alkaline, krahas ujit, jonet H+dhe OH− mund të vijnë nga burime të ndryshme. Megjithatë, sistemiH2O(l) H+(uj) + OH−(uj)është ende në ekuilibër. Pra, produkti [H+] [OH–] mbetet konstant për të gjitha tretësirat në të njëjtën temperaturë. Në këtë mënyrë mund të përcaktohet si [H+], ashtu edhe [OH–] në çdo tretësirë. Për shembull, në HCl 10-2 mol/l,[H+] = 10−2 mol/l dhe pH = 2si dhe [H+][OH−] = 10−14mol2/l2 Për këtë tretësirë, mund të shkruajmë: 10−2 × [OH−] = 10−14mol2/l2[OH−] në 10−2mol/l HCl = 10−1410−2 = 10−12mol/lNë mënyrë të ngjashme, në NaOH 10−1 mol/l,[OH−] = 10−1mol/lsi dhe [H+][OH−] = 10−14 mol2/l2 për këtë tretësirë, [H+] × 10−1 = 10−14mol2/l2[H+] në 10−1mol/l NaOH = 10−13mol/l dhe pH = 13Nëpërmjet këtyre rezultateve mund të përgjithësojmë si më poshtë:Për tretësira asnjanëse:[H+] = [OH−] = 10−7mol/l dhe pH = 7 në 25°C.Për tretësira acide:[H+] > [OH−] dhe pH < 7 në 25°C.Fig. 1 Ngjyra e luleborës ndryshon në varësi të pH të tokës, me kusht që ajo të përmbajë jone alumini. Në tokat bazike, petalet e luleborës janë në ngjyrë rozë, ndërsa jonet Al3+ “depozitohen”’ në tokë si hidroksid alumini i patretshëm. Në tokat acide, jonet Al3+përthithen lehtësisht nëpërmjet rrënjëve dhe bashkëveprojnë me pigmentin rozë në petalet e lules, duke formuar një jon kompleks blu.
                                
   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245