Page 244 - Demo
P. 244


                                    236Ekuilibri jonik në tretësirat ujore KONCEPTE KYÇEPër një acid të dobët, të tretur në ujë:Ka = [H+][A–][HA]Ka, konstantja e shpërbashkimit të acidit, është konstante në një temperaturë konstante. Vlera e Ka jep një masë sasiore të fortësisë së acidit dhe shkallës së shpërbashkimit të tij.Ashtu si Kp.t, edhe Ka është një konstante ekuilibri e modifikuar. Tabela 1 Vlerat e Ka së disa acideveEmri i acidit Ekuilibri në tretësirë ujore Ka në 25°C (në mol/l)Fortësia e acideve vjen duke u uluracidi sulfurik H2SO4(uj) H+(uj) + HSO4−(uj) shumë e madheacidi nitrik HNO3(uj) H+(uj) + NO3−(uj) 40acidi trikloretanoik CCl3COOH(uj) H+(uj) + CCl3COO−(uj) 2,3 × 10−1acidi dikloretanoik CHCl2COOH(uj) H+(uj) + CHCl2COO−(uj) 5,0 × 10−2acidi sulfuror H2SO3 (uj) H+(uj) + HSO3−(uj)− 1,6 × 10−2acidi kloretanoik CH2ClCOOH(uj) H+(uj) + CH2ClCOO−(uj) 1,3 × 10−3acidi nitror HNO2 (uj) H+(uj) + NO2−(uj) 4,7 × 10−4acidi metanoik HCOOH(uj) H+ (uj) + HCOO− (uj) 1,6 × 10−4acidi benzoik C6H5COOH(uj) H+ (uj) + C6H5COO−(uj) 6,4 × 10−5acidi etanoik CH3COOH(uj) H+ (uj) + CH3COO− (uj) 1,7 ×10−5jonet hidrure të aluminit [Al(H2O)6]3+(uj) H+ (uj) + [Al(H2O)5OH]2+(uj) 1,0 × 10−5acidi karbonik H2CO3(uj) H+(uj) + HCO3−(uj) 4,5 × 10−7sulfit hidrogjeni H2S(uj) H+(uj) + HS− (uj) 8,9 × 10−8acidi borik H3BO3(uj) H+(uj) + H2BO3− (uj) 5,8 × 10−10peroksidi i hidrogjenit H2O2 (uj) H+ (uj) + HO2− (uj) 2,4 × 10−12uji H2O (l) H+ (uj) + OH− (uj) 5,6 × 10−16Fig. 1 Matësi i pH bën të mundur përcaktimin e saktë të pH të çdo tretësire. Mbështjellësja prej qelqi mbrohet nga një shtresë plastike.SHEMBULL I ZGJIDHURVlera e pH të acidit etanoik (CH3COOH) 0,01 mol/l në 25°C është 3,40. Sa është vlera e konstantes së shpërbashkimit të acidit etanoik në temperaturën e dhënë?CH3COOH(uj) H+(uj) + CH3COO−(uj)⇒ Ka = [H+][CH3COO−][CH3COOH]Para se të zëvendësojmë vlerat përkatëse në ekuacionin e Ka, mund të bëjmë dy supozime të rëndësishme:• Përqendrimi i joneve H+ që dalin nga shpërbashkimi i molekulave të ujit në tretësirën e acidit etanoik është shumë më i vogël se ai i vetë acidit:[H+] ≈ [CH3COO−]• Acidi etanoik është një acid i dobët. Kjo do të thotë se sasia e acidit etanoik që shpërbashkohet është e papërfillshme në krahasim me acidin e pashpërbashkuar. Pra, në një tretësirë 0,01 mol/l të CH3COOH,[CH3COOH] ≈ 0,01mol/lPërcaktimi i konstantes së shpërbashkimitVlera e Ka për një acid të dobët mund të përcaktohet duke përdorur ekuacionin e mësipërm, nëse dimë përqendrimin e acidit e për rrjedhojë edhe pH e tij. Kjo tregohet në shembullin e mëposhtëm. 
                                
   238   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248