Page 245 - Demo
P. 245


                                    2371. Në këtë ushtrim do të njehsoni vlerën e pH të acidit benzoik (C6H5COOH) 1,0 mol/l. Ka e (C6H5COOH) = 6,4 × 10−5mol/l.a) Shkruani një ekuacion për shpërbashkimin e C6H5COOH.b) Bazuar në këtë ekuacion, shkruani një shprehje për konstanten e shpërbashkimit të acidit benzoik.c) Duke supozuar se [H+] = [C6H5COO−] dhe [C6H5COOH] ⪢ [H+], njehsoni [H+] të acidit benzoik me përqendrim 1,0 mol/l. d)Njehsoni vlerën e pH të acidit benzoik me përqendrim 1,0 mol/l.PYETJE DHE DETYRAFig. 2 Provëza e mesit ka lëng lakre të kuqe, i cili mund të përdoret si dëftues. Nëse në tretësirën e holluar të acidit klorhidrik shtojmë pak nga ky lëng, ai merr ngjyrë të kuqe(gota kimike në të majtë). Kur të njëjtën sasi lëngu e shtojmë në tretësirën e holluartë hidroksidit të natriumit, ai merr ngjyrëtë verdhë (gota kimike në të djathtë).KONCEPTE KYÇEpKa = −logKa2. Pse pH i një acidi nuk tregon saktë nëse acidi është i fortë apo i dobët?3. Megjithëse acidi nitrik është një acid i fortë dhe acidi etanoik është një acid i dobët, për të asnjanësuar një mol të secilit prej tyre nevojitet e njëjta sasi e hidroksidit të natriumit. Pse?4. Njehsoni vlerën e Ka për acidin metanoik (HCOOH), duke pasur parasysh se pH i HCOOH me përqendrim 0,10 mol/l është 2,4.5. Cila është vlera e pKa për:a) acidin kloretanoik, kur Ka= 1,3 × 10−3 mol/l;b) acidin benzoik, kur Ka= 6,4 × 10−3 mol/l?PYETJE DHE DETYRAPërgjigjeBazuar në këto supozime, mund të njehsojmë [H+] nga pH e dhënë dhe më pas zëvendësojmë vlerat e [H+] dhe [CH3COO−] (supozohet që të ketë të njëjtin përqendrim me H+) dhe [CH3COOH] (supozohet të jetë 0,01 mol/l) në shprehjen për Ka. pH = –log [H+] = 3,40pra log [H+] = –3,40 = (–4,00 + 0,60)[H+] = 4,0 × 10−4mol/lNë total kemi: [CH3COO−] = [H+] = 4,0 × 10−4mol/ldhe [CH3COOH] = 0,01mol/l,Ka = [H+][CH3COO−][CH3COOH] = 4 × 10−4 × 4 × 10−40,01mol/l × mol/l mol/lKa = 1,60 × 10−5mol/lNga ana tjetër, pH i tretësirës së një acidi të dobët me përqendrim të dhënë, mund të njehsohet nëse njohim vlerën e Ka.Për acidet e dobëta, vlerat e Ka ndryshojnë nga rreth 10−2 në 10−10. Shpesh, për të krahasuar fortësinë e acideve të ndryshme përdoret termi pKa në vend të Ka. Kjo bëhet për të ngushtuar intervalin e vlerave dhe për t’i kryer më thjesht veprimet me to. pKa = −log Ka (d.m.th., negativi i logaritmit me bazë 10 të Ka). Kjo tregon se vlerat e pKa luhaten mes 2 dhe 10.Për të krahasuar fortësinë e acideve të ndryshme, përdorim konstanten e shpërbashkimit të acideve, ndërsa për bazat përdorim konstanten e shpërbashkimit të bazave. Nëse baza BOH është në ekuilibër me jonet e saj të shpërbashkuara,BOH B+ + OH−dhe Kb = [B+][OH−][BOH]ku Kb është konstantja e shpërbashkimit të bazave.
                                
   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249