Page 248 - Demo
P. 248
240Ekuilibri jonik në tretësirat ujore metiloranzh(forma e verdhë)fenolftaleinë(forma pa ngjyrë)OH −−OH −−−−CC−−O=O−N =N −H3CH3CN −−−−S −O=–O=OFig. 1 Formulat e dy dëftuesve të zakonshëmKONCEPTE KYÇEDëftuesit ndryshojnë ngjyrën sipas [H+] të tretësirës në të cilën shtohen.Ata përdoren për të provuar aciditetin ose bazicitetin, si dhe për të identifikuar pikën përfundimtare në titullimet acid-bazë.Tabela 1 Vlerat e Ka të disa dëftuesveDëftuesi Ka në 25oC, mol/lFenolftaleinë 7 × 10–10Bromotimol blu 1 × 10–7Litmus 3 × 10–7Metiloranzh 2 × 10–4Lexim Dëftuesit e acideve dhe të bazaveDëftuesit e acideve dhe bazave, si metiloranzhi, fenolftaleina dhe blu bromotimoli, janë substanca që ndryshojnë ngjyrën sipas përqendrimit të joneve të hidrogjenit të tretësirës në të cilën janë shtuar.Rrjedhimisht, ato përdoren për të treguar aciditetin dhe bazicitetin, si dhe për të zbuluar pikën përfundimtare në titullimet acid-bazë.Shumica e dëftuesve mund të konsiderohen si acide të dobëta, në të cilat, molekula e pashpërbashkuar ose anioni i shpërbashkuar, apo edhe të dyja, janë me ngjyrë. Nëse marrim si shembull metiloranzhin dhe molekulën e pashpërbashkuar e shkruajmë HMe, do të kemi:HMe(uj) H+(uj) + Me−(uj) ngjyrë të kuqe pa ngjyrë ngjyrë të verdhëShtimi i acidit (d.m.th i H+) e zhvendos këtë ekuilibër në të majtë. Kur kjo ndodh, [HMe] ⪢ [Me−] dhe tretësira merr ngjyrë të kuqe.Nga ana tjetër, kur metiloranzhi shtohet në bazë (që përmban jone OH−), ai bashkëvepron me jonet H+, duke formuar ujë. Ekuilibri në sistemin e mësipërm zhvendoset në të djathtë, duke zëvendësuar disa nga jonet H+. Në këtë rast, [Me−] ⪢ [HMe] dhe metiloranzhi merr ngjyrë të verdhë.Meqenëse dëftuesit konsiderohen acide të dobëta, atyre mund t’u përcaktohet konstantja e shpërbashkimit. Duke përdorur HIn për formën e pashpërbashkuar të dëftuesit, mund të shkruajmë:HIn(uj) H+(uj) + In−(uj)⇒ Ka(HIn) = [H+][In−][HIn]Vlerat numerike të konstanteve të shpërbashkimit mund të përcaktohen duke matur pH e një tretësire me përqendrim të njohur për secilin dëftues. Konstantet e shpërbashkimit të disa dëftuesve janë paraqitur në tabelën 1.

