Page 249 - Demo
P. 249


                                    241LeximTabela 2 pH në pikën përfundimtare për disa dëftuesDëftuesi pH në pikën fundore = –logKa (HIn) = pKa (HIn)Fenolftaleinë 9,1Bromotimol blu 7,0Litmus 6,5Metiloranzh 3.7KONCEPTE KYÇEIntervali i një dëftuesi është gama e vlerave numerike të pH, për të cilat ai ndryshon ngjyrën.0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 140 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14pHpHDëftuesimetiloranzhlitmuse kuqee kuqee verdhëpa ngjyrëe kuqe e theksuarvjollcë e errëte verdhëblublue kuqee kuqe portokalli e verdhë e gjelbër blu vjollcëbromotimol blufenolftaleinëdëftues universalndryshonndryshonndryshonndryshonpHFig. 2 Shkalla e pH të disa dëftuesvePërdorimi i dëftuesve në titullimeNëpërmjet titullimit synojmë të përcaktojmë pikën e asnjanësimit, pra kur sasia e reaktantit që shtohet nga një buretë është e mjaftueshme për të vepruar i gjithë reaktanti i dytë në elermajër. Pika përfundimtare e titullimit është pika në të cilën përfundon titullimi. Në kushte ideale, pika përfundimtare përputhet me pikën e asnjanësimit për të dyja tretësirat. Në titullimet acidbazë, kur arrihet pika përfundimtare, dëftuesi e ndryshon menjëherë ngjyrën nga shtimi i një pike të vetme të acidit ose bazës. Në fund të titullimit, dëftuesi do të marrë një ngjyrë të ndërmjetme, midis ngjyrës acide të HIn dhe asaj bazike të In−, d.m.th, [HIn] = [In−].Pra: Ka(HIn) = [H+][In−][HIn]por në pikën përfundimtare,[HIn] = [In−]ose ndryshe: Ka(HIn) = [H+]∴ pH në pikën përfundimtare = –log[H+] = –logKa(HIn) = pKa(HIn)Prandaj, në pikën përfundimtare të titullimit acid-bazë, pH do të jetë i barabartë me pKa e dëftuesit të përdorur.Në tabelën 2 janë paraqitur vlerat e pH në pikën përfundimtare të katër dëftuesve të renditur në tabelën 1.Intervali i një dëftuesiNdryshimi i ngjyrës së një dëftuesi ndodh për shkak të kalimit të tij nga një formë në tjetrën. Pranë pikës përfundimtare janë të pranishme në sasi të konsiderueshme të dyja format e dëftuesit. Nga përvoja dimë që nuk mund ta përcaktojmë saktë me sy të lirë se kur këto forma kanë përqendrime të barabarta. Për këtë arsye nuk mund të gjykojmë se kur arrihet pika përfundimtare, duke qenë se ngjyrat ndryshojnë dukshëm afërsisht me 2 njësi të pH.Vlerat në tabelat 1 dhe 2 tregojnë se konstantet e shpërbashkimit të dëftuesve ndryshojnë shumë ndërmjet tyre. Rrjedhimisht, ato ndryshojnë ngjyrën në shkallë të ndryshme të pH (shih figurën 2).Disa dëftues, si p.sh., fenolftaleina, kanë tretshmëri të ulët në ujë. Për këtë arsye, ata përdoren shpesh në tretësira alkoolike ose në një përzierje alkooli dhe uji. Përpos ndryshimit të ngjyrës së dëftuesit prej pH, ai mund të ndryshojë ngjyrën edhe kur shtohet në ujë.Pika përfundimtare e secilit dëftues është në mes të gamës së vlerave të pH, për të cilat ai është i përshtatshëm. Në figurën 2 vërejmë se disa dëftues e ndryshojnë ngjyrën për vlera të pH larg 7-ës. Kjo është një pikë e rëndësishme, pasi shumë nga ne mund ta keqkuptojnë përdorimin e dëftuesve dhe presin që ata të ndryshojnë ngjyrë në pH = 7. Në fakt, dëftues të ndryshëm e ndryshojnë ngjyrën në vlera të ndryshme të pH. Kjo bën që titullimet acid-bazë të kenë një përdorim të gjerë në industri dhe në laborator.
                                
   243   244   245   246   247   248   249   250   251   252   253