Page 25 - Demo
P. 25
171.7 Kthimi i reaksioneve kimike në barazime jonike PËRKUFIZIMENë një barazim jonik vërehen jone që marrin pjesë dhe jone që nuk marrin pjesë në reaksion. Jonet që nuk marrin pjesë në reaksion quhen jone spektatore.1. Shkruani barazimet jonike për reaksionet:a) hekur + klor → klorur hekuri(III)b) zink + acid nitrik → nitrat zinku + hidrogjen c) natrium + ujë → hidroksid natriumi + hidrogjen d) hidroksid kaliumi + acid sulfurik → sulfat kaliumi + ujëPYETJE DHE DETYRANë të dyja anët e këtij barazimi jonik vërehet se joni klorur nuk ndryshon. Ai quhet jon “spektator”, prandaj barazimin jonik të mësipërm mund ta shkruajmë shkurtimisht si më poshtë:Mg(ng) + 2H+(uj) → Mg2+(uj) + H2(g)Reaksioni midis një acidi dhe një bazeAcidi klorhidrik bashkëvepron me hidroksidin e natriumit, duke dhënë klorur natriumi dhe ujë. Ky është një reaksion asnjanësimi dhe barazimi kimik i tij shkruhet si më poshtë: HCl(uj) + NaOH(uj) → NaCl(uj) + H2O(l) Acidi klorhidrik, hidroksidi i natriumit dhe kloruri i natriumit janë përbërje jonike që shpërbashkohen në ujë. Forma jonike e plotë e këtij barazimi kimik paraqitet si më poshtë: H+(uj) + Cl– (uj) + Na+ (uj) + OH–(uj) Na+(uj) + Cl– (uj) + H2O(l)Meqenëse jonet Cl– (uj) dhe jonet Na+ (uj) janë jone “spektatore”, forma e shkurtuar e këtij barazimi kimik paraqitet: H+(uj) + OH–(uj) → H2O(l)Reaksioni që përfundon me formimin e një substance të patretshme Nga bashkëveprimi i nitratit të argjendit me acidin klorhidrk përftohen një substancë e patretshme, kloruri i argjendit (AgCl) dhe acidi nitrik. Substanca e patretshme (AgCl) quhet ndryshe precipitat (fundërri). Barazimi kimik i këtij reaksioni është:AgNO3(uj) + HCl(uj) → AgCl(ng) + HNO3(uj)Më poshtë, ky barazim kimik është shkruar në të dyja format (të plotë dhe të shkurtuar):Ag+(uj) + NO3–(uj) + H+(uj) + Cl–(uj) → AgCl(ng) + H+(uj)) + NO3–(uj)Ag+(uj) + Cl–(uj) → AgCl(ng) (precipitat)Reaksionet elektrodike që ndodhin gjatë elektrolizës së tretësirës ujore të një përbërjeje jonikeGjatë elektrolizës së tretësirës ujore të një kripe të tretshme zhvillohen reaksione jonike. Më poshtë paraqitet elektroliza e tretësirës ujore të klorurit të natriumit: Na+ + Cl– + 2H2O → Na+ + OH– + H2 + Cl2Në anodë: 2Cl– - 2e– = Cl2 Në katodë: 2H+ + 2e– = H2Në tretësirë: Na+ + OH– = NaOH Reaksioni që përfundon me formimin e një substance të patretshme.

