Page 250 - Demo
P. 250
242Ekuilibri jonik në tretësirat ujore Situata e të nxënit: • përcaktimi i koncepti hidrolizë;• përcaktimi i mjedisit acid, bazik, apo asnjanës në tretësirat ujore të kriprave.12.9 Hidroliza e kripëraveKripërat janë produkte të bashkëveprimit të:a) acideve me baza NaOH + HCl → NaCl + H2Ob) acideve me okside bazike Na2O + 2HCl → 2NaCl + H2Oc) oksideve acide me baza Mg(OH)2 + CO2 → MgCO3 + H2O d) oksideve bazike me okside acide CaO + CO2 → CaCO3 Kripërat e tretshme shpërbashkohen plotësisht në jone. Jonet që formohen nga shpërbashkimi i kripërave, në disa raste bashkëveprojnë me molekulat e ujit duke ndryshuar përqendrimin e joneve hidron (H3O+). Dukuria e bashkëveprimit të joneve të kripës me jonet që dalin nga shpërbashkimi i ujit quhet hidrolizë.Gjatë tretjes në ujë të një kripe mund të formohet mjedis: acid, bazik ose asnjanës që përcaktohet nga prejardhja e kripës.Rasti I - Tretësirat asnjanëseTretësirat asnjanëse formohen kur treten në ujë kripëra të formuara nga:a) një acid i fortë dhe bazë e fortë.KCl k K+ + Cl2H2O H3O+ + OHAsnjëri nga jonet K+ dhe Cl- nuk bashkëvepron me jonet që dalin nga shpërbashkimi i ujit. Kripa nuk hidrolizohet (pH = 7).b) një acid i dobët dhe bazë e dobët.CH3COONH4 + H2O CH3COOH + NH4 OHJonet NH4+ bashkëveprojnë me jonet OH- (formohet bazë e dobët).Jonet H3O+ bashkëveprojnë me jonet CH3COO- (formohet acid i dobët).Kripa hidrolizohet, sepse të dyja jonet e saj bashkohen me jonet që dalin nga shpërbashkimi i ujit. Mjedisi është asnjanës (pH = 7). Ka ≈ Kb, në varësi të vlerës së konstanteve pH mund të jetë > ose < se 7. Kripërat e përftuara nga reaksioni i një acidi të fortë me një bazë të fortë, në tretësira ujore nuk hidrolizojnë dhe formojnë tretësira asnjanëse (pH = 7).Rasti II – Tretësirat acideTretësirat acide formohen kur treten në ujë kripëra të formuara nga:c) një acid i fortë me bazë të dobët. Në tretësirë ujore, kloruri i aluminit jonizohet sipas reaksionit:AlCl3 k Al3+ + 3Cl– . Al3+ + H2O AlOH2+ + H+Joni Al3+ bashkëvepron me jonin OH- të ujit. Në tretësirë mbeten të lira jonet H+. Kjo kripë hidrolizohet pjesërisht (pH < 7).Kripërat e përftuara nga reaksioni i një acidi të fortë me një bazë të dobët, në tretësira ujore hidrolizojnë pjesërisht dhe formojnë tretësira acide (pH < 7).

