Page 252 - Demo
P. 252


                                    244Ekuilibri jonik në tretësirat ujore Situata e të nxënit: • përcaktimi i pikës përfundimtare të titullimit;• përzgjidhja e dëftuesit të duhur për një titullim të caktuar acid-bazë;• përcaktimi i pikës së saktë të asnjanësimit në një titullim nëpërmjet grafikëve. Gjatë çdo titullimi acid-bazë, vlera e pH ndryshon kur shtojmë bazë në acid, sikundër dhe anasjelltas. Në shumicën e rasteve, në pikën e asnjanësimit pH ndryshon ndjeshëm me disa njësi dhe kjo na ndihmon për të përcaktuar pikën përfundimtare nëpërmjet përdorimit të dëftuesve. Në fakt, ndryshimet e vlerave të pH gjatë procesit të titullimit varen kryesisht nga fortësia e acidit dhe e bazës së përdorur.Titullimi i një acidi të fortë me një bazë të fortëGrafiku i figurës 1 tregon se si ndryshojnë vlerat e pH gjatë titullimit të 50 ml HCl(uj) me përqendrim 0,1 mol/l, me NaOH(uj) me përqendrim 0,1 mol/l. Fillimisht, teksa shtojmë bazën, pH ndryshon ngadalë. Më pas, vlerat e pH ndryshojnë shumë shpejt, nga 3,5 në 9,5 në pikën e asnjanësimit. Kështu, çdo dëftues që ndryshon ngjyrën midis vlerave 3,5 dhe 9,5 arrin të identifikojë pikën e asnjanësimit. Kjo tregon se për identifikimin e pikës së asnjanësimit mund të përdoret metiloranzh, bromotimol blu ose fenolftaleinë.Titullimi i një acidi të fortë me një bazë të dobëtGrafiku i figurës 2 tregon se si ndryshojnë vlerat e pH kur NH3(uj) (bazë e dobët) me përqendrim 0,1 mol/l shtohet në 50 ml HCl(uj) me përqendrim 0,1 mol/l. Ndërsa shtojmë bazën, vlerat e pH ndryshojnë ngadalë. Por në pikën e asnjanësimit, pH ndryshon me shpejtësi, nga rreth 3,5 në 7,0. Kjo do të thotë se, për të identifikuar saktë pikën e asnjanësimit mund të përdoret çdo dëftues që ndryshon ngjyrë për vlera të pH midis 3,5 dhe 7. Në këtë rast, metiloranzhi është një dëftues shumë i përshtatshëm, po kështu edhe bromotimoli blu. Ndërsa fenolftaleina është e papërshtatshme, sepse ngjyra e saj fillon të ndryshojë rreth vlerës 8 të pH.Ndryshimet e pH gjatë titullimit të një acidi të dobët me një bazë të fortë dhe gjatë titullimit të një acidi të dobët me një bazë të dobët do të shqyrtohen në ushtrimin 7 në fund të këtij kapitulli.12.10 Ndryshimi i pH gjatë titullimit acid-bazë1. Shikoni me kujdes figurën 1.a) Cila është pika e saktë e asnjanësimit?b) Sa është vlera fillestare e pH para shtimit të NaOH(uj)?c) i. Për ç’vlerë të pH ndryshon ngjyrë metiloranzhi? ii. Sa ml NaOH me përqendrim 0,1 mol/l janë shtuar në këtë rast?PYETJE DHE DETYRA
                                
   246   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256