Page 254 - Demo
P. 254
246Ekuilibri jonik në tretësirat ujore Situata e të nxënit: • përkufizimi i termit “tretësirë tampone” dhe shpjegimi se çfarë ndodh në një tretësirë të tillë;• njehsimi i pH të një tretësire tampone;• njehsimi i pH kur në një tretësirë tampone shtohet një bazë.Kur në 1 l ujë ose tretësirë klorur natriumi shtohet 0,1 ml HCl(uj) me përqendrim 1,0 mol /l, pH ndryshon ndjeshëm nga 7,0 në 4,0 (pra me 3 njësi). Kjo tregon se vlerat e pH të ujit dhe tretësirës së klorurit të natriumit ndryshojnë menjëherë edhe kur shtohen sasi të vogla acidi ose baze. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte edhe në sistemet biologjike, organizmat do të vdisnin menjëherë nga shtimi i sasive të vogla të një acidi ose baze. Për fat të mirë, kafshët dhe bimët janë të mbrojtura nga ndryshimet e forta të pH, për shkak të pranisë së tretësirave tampone.Tretësirat tampone janë tretësira nuk e ndryshojnë vlerën e pH kur u shtohen acid ose bazë.Këto lloj tretësirash janë gjithashtu të rëndësishme në shumë procese industriale, ku vlerat e pH nuk duhet të devijojnë shumë nga një vlerë optimale. Në mënyrë të ngjashme, vlerat e pH të ushqimeve sintetike dhe të përpunuara duhet të kontrollohen, me qëllim që të konsumohen dhe treten nga organizmi ynë pa shkaktuar efekte të padëshiruara. Normalisht, pH i gjakut është 7,4. Në shumicën e rasteve, një ndryshim i vetëm prej 0,5 njësi në pH e gjakut do të ishte fatal.Nisur nga kjo, lind pyetja: Çfarë ndodh në një tretësirë tampone dhe si u reziston ndryshimeve të pH kur në të shtohet acid ose bazë?Tretësirat tampone (ose buferike) përbëhen kryesisht nga:• një tretësirë që përmban një acid të dobët dhe një nga kripërat e tij (p.sh., acid etanoik dhe etanoat natriumi, acid karbonik dhe hidrogjenkarbonat natriumi);• një tretësirë që përmban një bazë të dobët dhe një nga kripërat e saj (p.sh., tretësirë amoniaku dhe klorur amoni).Fig. 2 Shumica e shampove përmbajnë tretësira tampone, ndaj nuk e irritojnë lëkurën. Nganjëherë ato tregtohen si “shampo mepH të kontrolluar”.PËRKUFIZIMTretësira tampone quhen tretësirat që nuk e ndryshojnë pH nëse shtojmë acid ose bazë.12.11 Tretësirat tamponeFig. 1 Tretësirat tampone mundësojnë mbrojtjen e qelizave të kafshëve dhe bimëve nga sasi të vogla acidesh ose bazash. Kur acidet ose bazat janë në sasi të konsiderueshme, shkaktojnë dëme serioze. Pishat në këtë fotografi janë dëmtuar nga shiu acid.

