Page 255 - Demo
P. 255


                                    24712.11 Tretësirat tamponeÇfarë ndodh në një tretësirë tampone?Për të kuptuar më mirë se çfarë është një tretësirë tampone, mund të marrim në shqyrtim acidin e dobët hipotetik, HA, në një tretësirë me kripën e tij MA. Në këtë tretësirë, HA është pjesërisht e shpërbashkuar, ndërsa MA e shpërbashkuar plotësisht. Duke mos marrë parasysh simbolet e gjendjes agregate, mund të shkruajmë:HA H+ + A−MA → M+ + A−Kështu, përzierja përmban një përqendrim relativisht të lartë të molekulave të HA të pashpërbashkuara (një acid) dhe një përqendrim relativisht të lartë të A−(bazës së tij të konjuguar).Nëse në këtë sistem shtohet një acid, jonet H+ të tij kombinohen me jonet A−, duke shkaktuar kështu shpërbashkimin e HA. Për të pasur sasi të mjaftueshme të joneve A− në tretësirën tampone, pothuajse të gjitha jonet e shtuara H+ asnjanësohen. Kështu, [H+] ndryshon disi dhe rrjedhimisht pH ndryshon shumë pak.Nëse një bazë, si p.sh., hidroksidi i natriumit, është shtuar papritur në sistem, jonet alkaline OH− kombinohen me jonet H+ duke formuar ujë. Kështu zvogëlohet përqendrimi i joneve H+ në tretësirën tampone, por njëkohësisht shpërbashkohet më shumë HA për të rivendosur ekuilibrin dhe [H+] shkon pothuajse në vlerën e tij fillestare. Për të pasur sasi të mjaftueshme të HA në tretësirën tampone, [H+] ndryshon shumë pak dhe përsëri pH pëson një ndryshim të vogël. Duke pasur këto rezerva të HA dhe A− në tretësirën tampone, ndryshimet e pH që rezultojnë nga shtimi i acidit ose bazës mund të minimizohen.Në thelb, në një tretësirë tampone vlerat e pH janë të qëndrueshme për shkak të:• përqendrimit të lartë të joneve, të cilat lidhen me jonet H+ të acidit që shtohet në përzierje;• përqendrimit të lartë të HA, i cili mund të furnizojë me jone H+ për t’u lidhur me jonet OH− (bazë) të shtuara në përzierje.Tretësirat tampone mund të asnjanësojnë efektet e shtimit të acidit ose bazës.Njehsimi i pH të tretësirës tamponeNë një tretësirë tampone të përbërë nga acidet e dobëta HA dhe kripa e saj MA:HA H+ + A− dhe MA → M+ + A−Në këtë rast, shprehja për konstanten e shpërbashkimit të HA është si më poshtë:Ka = [H+][A−][HA]    ∴ [H+] = Ka[HA][A−]Në një tretësirë tampone, [HA] është praktikisht përqendrimi i acidit ([acid]) të përdorur në tretësirën tampone, sepse acidi shpërbashkohet shumë pak. Në mënyrë të ngjashme, [A−] është realisht po aq sa përqendrimi i kripës ([kripë]) në tretësirën tampone, sepse kripa shpërbashkohet plotësisht në jone. Si rrjedhim:[H+] ≃ Ka × [acid][kripë]Ekuacioni i fundit shpjegon pse [H+] dhe, si rrjedhojë, edhe pH i një tretësire tampone ndikohen shumë pak nga hollimi. Kjo për shkak se acidi dhe kripa e tij hollohen në të njëjtën masë, prandaj raporti [acid]/[kripë] mbetet konstant. Në rastin kur [acid] = [kripë], nga ekuacioni i fundit rezulton se [HA+] = Ka dhe pH = pKa.1. a) Sa mole NaOH përmban 0,1 ml tretësirë 1,0 mol/l NaOH? b) Sa është [OH−], nëse sasia e NaOH (pika a) shpërbëhet në 1 l ujë? c) Sa është pH i tretësirës së pikës b? (Ku = 10−14 mol2/l2) d) Sa është vlera e pH nëse në 1 l ujë shtohet 0,1 ml NaOH me përqendrim 1,0 mol/l?2. Pse pH ndryshon shumë pak nëse në një tretësirë që përmban acid etanoik dhe etanoat natriumi shtohet 0,1 ml NaOH me përqendrim 1,0 mol/l?PYETJE DHE DETYRA
                                
   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259