Page 256 - Demo
P. 256


                                    248Ekuilibri jonik në tretësirat ujore pH i tretësirës tampone është numerikisht i barabartë me pKa për acidin. Nëpërmjet shembullit të mëposhtëm do të kuptoni edhe më mirë çështjet e trajtuara deri tani.Fig. 3 Injeksioni dhe serumi te një pacient duhet të kryhen me kujdes, në mënyrë që vlerat e pH të lëngjeve të trupit të mos ndryshojnë shumë.SHEMBULL I ZGJIDHUR Një tretësirë tampone është përgatitur duke shtuar 3,28 g etanoat natriumi në 1 litër acid etanoik me përqendrim 0,01 mol/l. Sa është pH i kësaj tretësire? (Ka (CH3COOH) = 1,7 × 10−5 mol/l)PërgjigjeKa = [H+][CH3COO−][CH3COOH][H+] = Ka[CH3COOH][CH3COO−]por, [CH3COOH] = [acid] = 0,01mol/ldhe [CH3COO−] = [kripë] = 3,2882 = 0,04mol/l[H+] = 1,7 × 10−5 × 0,010,04 = 4,25 × 10−6mol/l pH i tretësirës tampone = –log[H+] = –log(4,25 × 10−6) = –(+0,63 – 6,00) = –(–5,37) ⇒ pH i tretësirës tampone = 5,37Për të parë se çfarë ndodh në një tretësirë tampone, le të njehsojmë ndryshimin e pH kur në 1 litër të tretësirës së trajtuar më sipër shtohet 1 ml NaOH(uj) me përqendrim1,0 mol/l.SHEMBULL I ZGJIDHURNjehsoni pH kur në 1 litër tretësirë tampone shtohet 1 ml NaOH(uj) me përqendrim 1,0 mol/l.Përgjigje pH i tretësirës tampone = 5,37Kur hidroksidi i natriumit (NaOH) shtohet në tretësirën tampone, ai bashkëvepron me CH3COOH dhe formon CH3COONa (d.m.th, ulet përqendrimi i CH3COOH dhe rritet përqendrimi i CH3COO−). 1 ml NaOH me përqendrim 1,0 mol/l përmban 0,001 mol OH−, të cilat bashkëveprojnë me 0,001 mol CH3COOH, duke formuar 0,001 mol CH3COONa. Pas shtimit të 0,001 mol NaOH: [CH3COOH] = 0,010 – 0,001 = 0,009mol/l [CH3COO−] = 0,040 + 0,001 = 0,041mol/lMe përafërsi, vëllimi total i tretësirës mbetet 1 litër, edhe pse kemi shtuar 1 ml NaOH(uj).    ⇒ [H+] = Ka [acid][kripë] = 1,7 × 10−5 × 0,0090,041mol/l [H+] = 3,73 × 10−6mol/l pH pas shtimit të NaOH = 5,43Pra, pH i tretësirës tampone ndryshon me vetëm 0,06 njësi, fakt ky që tregon qartë qëndrueshmërinë e pH në një tretësirë të tillë.Si ndryshon pH i një tretësire tampone kur në të shtohet një bazë
                                
   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259   260