Page 257 - Demo
P. 257
24912.11 Tretësirat tampone1. Acid benzoik, C6H5COOH është një acid i dobët monobazik (Ka = 6,4 × 10-5 mol/l). a) Njehsoni [H+] në 0,01 mol/l acid benzoik. b) Njehsoni pH e 0,01 mol/l acid benzoik. c) Njehsoni pH e një tretësire tampone që përmban 0,01 mol/l acid benzoik dhe 0,02 mol/l benzoat natriumi. d)Njehsoni pH kur në 1 litër të tretësirës tampone (pika c) shtohet 1 ml NaOH me përqendrim 1,0 mol/l. e) Sa është ndryshimi i pH në pikën d?2. Një mostër gjaku përmban1,8 × 10−3 mol/l H2CO3(Ka = 4,5 × 10−7 mol/l) dhe2,0 × 10−2 mol/l HCO3−. a) Duke supozuar se vetëm H2CO3 dhe HCO3−sigurojnë efektin tamponik, njehsoni pH e gjakut. b) Njehsoni pH nëse në 1 litër gjak shtohet 1 pikë (0,1 ml) HCl me përqendrim 1,0 mol/l.PYETJE DHE DETYRANë laborator, tretësirat tampone përdoren kryesisht për të përgatitur tretësira me pH të njohur dhe konstant. Tretësirat përbërëse tampone nuk mund të përftohen thjesht nga përgatitja e një tretësire acide ose bazike me një përqendrim të caktuar. pH i tretësirave të tilla ndryshon shumë pak nga gazet atmosferike, të tilla si CO2 apo O2, që treten në to. Tretësirat tampone janë gjithashtu të rëndësishme në mjekësi dhe në bujqësi, sepse pH i organizmave të gjallë duhet të mbahet në disa vlera specifike. Për këtë arsye, injeksionet intravenoze duhet të kryhen me kujdes, në mënyrë që pH i gjakut të mos ndryshojë nga vlera e tij normale prej 7,4. Në organizmat e gjallë, rolin e tretësirës tampone e kryen: • acidi karbonik, H2CO3, hidrogjenkarbonati, HCO3−; • dihidrogjenfosfati, H2PO4− dhe hidrogjen fosfati, HPO42−; • proteina të ndryshme, të cilat mund të marrin dhe japin H+. Te njerëzit e shëndetshëm, pH i gjakut stabilizohet falë tretësirave tampone, të cilat përmbajnë acid karbonik (i cili vjen nga dioksidi i karbonit të tretur) dhe jone hidrogjenkarbonate:H2O(l) + CO2(g) → H2CO3(uj) H+(uj) + HCO3−(uj)H2PO4−/HPO42− dhe proteinat në gjak kontribuojnë në mënyrë të ngjashme në organizëm.Gjatë frymëmarrjes prodhohet CO2, i cili shpërndahet në gjak, ku formon acidet e dobëta karbonike dhe jonet hidrogjenkarbonate. Pas kalimit të tij nëpër mushkëri, dioksidi i karbonit i tepërt mund të largohet nga gjaku, ndërsa jonet e tepërta hidrogjenkarbonate largohen nga veshkat.

