Page 258 - Demo
P. 258
25012 Ushtrime përmbledhëse1. a) Shkruani shprehjen për produktin jonik të ujit, Ku. b) Për një tretësirë të acidit sulfurik me përqendrim 0,01 mol/l, kur acidi është plotësisht i shpërbashkuar, në 298 K, njehsoni: i. përqendrimin e joneve sulfat; ii. përqendrimin e joneve hidroksid, Ku = 1 × 10-14 mol2/l2 në 298 K. 2. Përqendrimi i një mostre të tretësirës së hidroksidit të natriumit është 2,0 mol/l. Baza është plotësisht e shpërbashkuar. a) Përdorni Ku për të njehsuar [H+] në tretësirë. b) Shkruani një shprehje për pH. c) Njehsoni pH e tretësirës. 3. Produkti i tretshmërisë i PbSO4 në ujë është 1,6 × 10-8mol2/l2. a) Njehsoni tretshmërinë e sulfatit të plumbit(II): i. në ujë të pastër; ii. në Pb(NO3)2 me përqendrim 0,1 mol/l; iii. në Na2SO4 me përqendrim 0,01 mol/l.b) Pse sulfati i plumbit(II) është më i tretshëm në ujë se në çdo tretësirë që përmban jone Pb2+(uj) ose SO42–(uj)? c) Bazuar në njohuritë që keni marrë për produktin e tretshmërisë, shpjegoni efektin e “jonit të përbashkët”. Përgjigjen ilustrojeni me një shembull.4. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë vlerat Ka për disa acide.Acidi Formula Ka/mol/lAcidi hipoklorik(I) HClO 3,7 × 10–8Acidi etanoik CH3COOH 3,7 × 10–5Acidi nitrik HNO3 40Acidi fosforik(V) H3PO4 7,9 × 10–3Acidi silicik H2SiO3 3,7 × 10–10a) Çfarë tregon Ka? b) Renditni acidet e tabelës sipas rritjes së fortësisë, më i dobëti në fillim. c) i. Shkruani shprehjen e pKa. ii. Njehsoni vlerën e pKa të acidit fosforik(V). d)i. Shkruani shprehjen e Ka të acidit hipoklorik(I). ii. Njehsoni përqendrimin e H+(uj) në një tretësirë të acidit hipoklorik(I) prej 1 mol/l. Në njehsimin tuaj, supozoni se [H+(uj)] = [ClO− (uj)] dhe [HClO] ⪢ [H+ (uj)]. iii. Njehsoni pH e tretësirës.e) i. Njehsoni përqendrimin e H+(uj) në një tretësirë të acidit silicik prej 1 mol/l. ii. Njehsoni pH e tretësirës.5. Acidi hipoklorik(I), HOCl, është një acid i dobët. Ka(HOCl) = 3,2 × 10−8 mol/l a) Njehsoni [H+] dhe [OH−] në 1,25 × 10−2 mol/l HOCl. b) Sa është pH i 1,25 × 10−2 mol/l HOCl? 6. Shpjegoni secilin prej rasteve të mëposhtme. a) Kur tretim 1,0 mol/l acid klorhidrik, pH rritet. Vjen një çast që pH arrin një vlerë të caktuar dhe nuk ndryshon më. b) Metiloranzhi mund të përdoret për të përcaktuar pikën përfundimtare të titullimit të acidit nitrik me tretësirë të amoniakut, ndërsa fenolftaleina nuk përdoret në këtë rast. c) pH i 10−8 mol/l HCl nuk është 8. 7. Duke supozuar se pH i gjakut mbahet në 7,4 nga acidi H2PO4− dhe kripa e tij, HPO42−, njehsoni raportin ndërmjet përqendrimit të H2PO4− dhe atij të HPO42− në gjak. (Ka(H2PO4−) = 6,4 × 10–8 mol/l) 8. Njehsoni pH e: a) 10−4 mol/l HCl(uj); b) 10−4 mol/l Ba(OH)2; c) 1 mol/l H2X(uj), i cili është shpërbashkuar 50%;d) 0,01 mol/l acid propanoik (Ka = 1,45 × 10−5 mol/l);e) 1,0 mol/l NH3(uj). (Kb = 1,7 × 10−5 mol/l);9. Figura 1 tregon se si ndryshon pH kur CH3COOH me përqendrim 0,1 mol/l titullohet me NaOH me përqendrim 0,1 mol/l (lakorja a). Lakorja b tregon ç’ndodh kur CH3COOH me përqendrim 0,1 mol/l është titulluar me NH3 me përqendrim 0,1 mol/l. a) pH i HCl me përqendrim 0,1 mol/l është 1,0. Ndërkohë, pH i CH3COOH me përqendrim 0,1 mol/l është rreth 2,8 dhe jo 1,0. Shpjegoni pse.

