Page 259 - Demo
P. 259


                                    251c) A është fenolftaleina një dëftues i përshtatshëm për t’u përdorur gjatë titullimit të CH3COOH me përqendrim 0,1 mol/l me NaOH, me përqendrim 0,1 mol/l? Argumentoni përgjigjen. d)Asnjë dëftues nuk e tregon me saktësi pikën e asnjanësimit në titullimin e CH3COOH me përqendrim 0,1 mol/l, me NH3 me përqendrim 0,1 mol/l. Pse? e) Bazuar në pikën d, tregoni si mund të përcaktohet pika e asnjanësimit në titullimin e një acidi të dobët me një bazë të dobët? 10. Në tabelë janë dhënë vlerat e pKa për disa dëftues, si dhe ngjyrat e trajtës acide (HIn), si dhe të bazës së konjuguar të tij (In−) për secilin prej tyre.Dëftuesi Vlerat e pKaNgjyra e HInNgjyra e In−Bromokresol jeshil 4,7 e verdhë blu Metil i kuq 5,1 e kuqe e verdhëFenol i kuq 7,9 e verdhë e kuqe Fenolftaleinë në etanol 9,3 pa ngjyrë e kuqe a) i. Shkruani shprehjen e ekuilibrit për një dëftues të përgjithshëm, HIn.  ii. Bazuar në përgjigjen e dhënë për pikën i, shkruani shprehjen e Ka për një dëftues të përgjithshëm. pHVëllimi në ml i bazës (me përqendrim 0,1mol/l) që shtohet. 10 20 30 40 50 60 70 8020468101214lakorja alakorja bFig. 1 Ndryshimet e pH gjatë titullimit të 50 ml CH3COOH(uj) me përqendrim 0,1 mol/l, me NaOH(uj) me përqendrim 0,1 mol/l (lakorja a) dhe gjatë titullimit të 50 ml CH3COOH(uj) me përqendrim 0,1 mol/l, me NH3(uj), përqendrimi i të cilit është 0,1 mol/l (lakorja b).b) Çfarë ngjyre merr metili i kuq në tretësirë bazike? Argumentoni përgjigjen.c) i. Njehsoni [H+(uj)] në pikën përfundimtare të një titullimi, në të cilin si dëftues përdoret metili i kuq.  ii. Njehsoni pH në pikën përfundimtare të një titullimi, ku si dëftues përdoret metili i kuq. d) Jepni vlerat e pH në pikën përfundimtare të:  i. bromokresolit jeshil;  ii. fenolit të kuq;  iii. fenolftaleinës në etanol.e) Zgjidhni në tabelë dëftuesin e përshtatshëm për secilin nga titullimet e mëposhtme:  i. hidroksid natriumi me acid klorhidrik;  ii. hidroksid natriumi me acid etanoik;  iii. amoniak me acid klorhidrik.11. a) Shpjegoni se çfarë është një tretësirë tampone. b) Një tretësirë tampone përgatitet nga përzierja e tretësirës së një acidi të dobët me kripën e tij.  i. Shkruani dy shprehje që tregojnë se çfarë ndodh kur dy substancat shtohen në ujë.  ii. Bazuar në përgjigjen që keni dhënë në pikën a, shpjegoni pse pH i një tretësire tampone nuk ndryshon edhe nëse shtojmë pak acid.  iii. Shpjegoni pse pH i një tretësire tampone mbetet i pandryshueshëm edhe nëse shtojmë pak bazë. c) Acidi butanoik është një acid monobazik i dobët (Ka = 6,3 × 10−5).  i. Njehsoni masën e acidit butanoik që nevojitet për të përftuar 1 litër tretësirë të acidit butanoik me përqendrim 0,02 mol/l.  ii. Njehsoni [H+] në një tretësirë të acidit me përqendrim 0,02 mol/l.  iii. Njehsoni pH e tretësirës së acidit në pikën i.  iv.Njehsoni pH e një tretësire tampone, e cila është përgatitur nga 0,02 mol/l acid butanoik dhe 0,04 mol/l butanoat natriumi.  v. Njehsoni pH e acidit nëse shtojmë 1 ml tretësirë NaOH me përqendrim 1,0 mol/l.  vi. Si ndryshon pH, nëse në tretësirën tampone shtojmë tretësirë NaOH?Ushtrime përmbledhëseb) A është metiloranzhi një dëftues i përshtatshëm për t’u përdorur gjatë titullimit të CH3COOH me përqendrim 0,1 mol/l me NaOH, përqendrimi i të cilit është 0,1 mol/l? Argumentoni përgjigjen.
                                
   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263