Page 26 - Demo
P. 26


                                    181 Ushtrime përmbledhëse1. Njehsoni numrin e mol-atomeve që gjenden në: a) 7,1 g klor;b) 10 g karbonat kalciumi; c) 10,8 g argjend; d) 3,4 g amoniak; e) 32 g squfur (në S8). 2. Njehsoni numrin e atomeve që ndodhen në: a) dy mol-atome hekur; b) 0,1 mol-atome squfur; c) 18 g ujë (H2O); d) 0,44 g dioksid karboni. 3. Masa e ujit që ndodhet në një shishe me ujë mineral është 500 g. Njehsoni:a) numrin e mol-molekulave ujë që ndodhen në 500 g ujë; b) numrin e molekulave të ujit që ndodhen në 500 g ujë. c) numrin e atomeve hidrogjen që ndodhen në këtë numër të molekulave të ujit. 4. Përqendrimi i joneve nitrate në ujin mineral është 3,5 mg/l (1 mg = 0,001 g). Njehsoni: i. numrin e mol-joneve nitrat në 500 g ujë; ii. numrin e joneve nitrat në të njëjtën masë në g ujë.5. Në figurën1 janë dhënë numrat e masave të izotopeve të neonit.Fig. 1 Numrat e masave të izotopeve të neonit, të matura me spektrometër Përqindja natyroreMasa atomike e krahasuar e izotopit 18 19 20 21 22 23 249876543216. Një mostër bromi që përmban izotopin e bromit (A = 79) dhe izotopin e bromit (A = 81) u analizua në një spektrometër. Duke parë grafikun, përcaktoni: a) pikat (kulmet) e mëposhtme, të regjistruara nga spektrometri, që përkojnë me jonin Br+; A 1 B 2 C 3 D 4b) pikat (kulmet) e mëposhtme, të regjistruara nga spektrometri, që përkojnë me jonin Br2+.A 1 B 2 C 3 D 47. Në figurën 2 paraqiten rezultatet e spektrometrit për klorurin e hidrogjenit (HCl). Masa 36 i përket jonit molekular, (H 35Cl)+. Duke ditur që klori ka vetëm dy izotope, 35Cl dhe 37Cl, përcaktoni:Fig. 225 30 35 400102030405060708090100Përqindja natyroreMasa e krahasuar (relative)a) formulën kimike të grimcës që i përket masës 38 (shikoni në tabelë pikën përkatëse për masën 38); b) formulat e dy grimcave që kanë përqindje më të ulët (shikoni në tabelë pikat përkatëse, lartësitë e vizave më të ulëta);c) gjatësitë e vizave (përqindjet e grimcave) për masat 36 dhe 38. 8. Azoti (element kimik) përbën 15% të masës së një plehu kimik. Për plehërimin e një parcele toke rekomandohet të përgatitet një tretësirë, e cila në 10 litra të saj të përmbajë 30 gram pleh kimik. Përqendrimi i azotit në këtë tretësirë është:a) 0,15 g/l; b) 0,3 g/l;c) 0,45 g/l; d) 3 g/l. 9. Një nxënës/e përgatiti kristalhidrate të klorurit të bakrit (II), CuCl2 • 2H2O, duke përdorur 10,0 g oksid bakri(II) dhe acid klorhidrik të holluar (me tepricë).a) Shkruani barazimin e reaksionit, përfshirë dhe ujin e kristalizimit. a) Tregoni numrin e izotopeve të neonit.b) Cilat janë masat relative të tyre? c) Cili prej izotopeve të neonit ndodhet më me shumicë në natyrë (e ka përqindjen natyrore më të lartë)? d)Njehsoni masën atomike mesatare (relative) të neonit.
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30