Page 261 - Demo
P. 261
Situata e të nxënit:• njohja me rëndësinë e “kimisë organike”;• shpjegimi i konceptit “biokimi”; • përkufizimi i grupit funksionor; • shpjegimi pse klasat e përbërjeve organike me grup funksionor të njëjtë njihen si “seri homologe”; • emërtimi dhe skicimi i grupeve funksionore kryesore. 13.2 Kimia organike Fig. 2 Në prani të ajrit, hidrokarburet janë të paqëndrueshme energjetikisht, por të qëndrueshme kinetikisht. Kështu, ato mund të ruhen (depozitohen) në temperaturën e dhomës.Fig. 3 Në temperatura të larta, hidrokarburet digjen vrullshëm. Fig. 4 Mënyra se si janë lidhur parashutistët me njëri-tjetrin është e ngjashme me atë të atomeve karbon. Kjo do të thotë se ata mund të formojnë një seri vargjesh së bashku. të mësipërm është shumë e ulët dhe silici shpërthen (në flakë) në mënyrë të vetvetishme në ajër. Në mënyrë të ngjashme reagojnë edhe përbërje të tjera që përmbajnë silic dhe hidrogjen. Për këtë arsye, silici në dallim nga karboni, nuk formon numër të madh përbërjesh. Megjithatë, fortësia e lidhjes Si-O krahasuar me fortësinë e lidhjes Si-Si dhe Si-H, tregon se silici në trajtë natyrore ekziston si oksid silici (IV) (rëra) dhe minerale silikate të tilla si argjila dhe graniti. Duke qenë se karboni ka aftësi për të formuar lidhje të forta me atome të tjera karboni, ai mund të formojë vargje dhe cikle të madhësive të ndryshme. Vargjet dhe ciklet janë baza e shumë përbërjeve organike të qëndrueshme. Qëndrueshmëria kinetike e hidrokarbureve në ajër ka shumë rëndësi për njerëzimin. Kjo do të thotë që ato mund të depozitohen (ruhen) pa shkaktuar aksidente dhe energjia e tyre e oksidimit (djegies) mund të çlirohet kur të jetë e nevojshme. Kjo i bën hidrokarburet (burimi kryesor i të cilave është nafta) lëndët djegëse më të rëndësishme. c) Karboni mund të formojë katër lidhje kovalenteEnergjitë e lidhjes në tabelën 1 tregojnë se atomet e squfurit, ashtu si edhe atomet e karbonit, janë në gjendje të formojnë lidhje të qëndrueshme. Megjithatë, squfuri formon vetëm dy lidhje, kështu që një varg atomesh squfuri nuk mund të ketë grupe anësore të lidhura në të. Ndërsa karboni mund të formojë katër lidhje kimike. Kjo do të thotë se në një varg atomesh karboni mund të ketë shumë grupe të ndryshme të lidhura në të, duke çuar kështu në formimin e përbërjeve të shumëllojshme. Shumëllojshmëria e përbërjeve të karbonit është e lidhur ngushtë me diversitetin e vetë jetës. Secili prej nesh është një individ unik, sepse ka një ADN unike dhe proteina unike. Vetëm karboni mund të formojë një sërë përbërjesh të ndryshme, të cilat do të mjaftonin për të formuar një klasë për çdo grupim përbërjesh të ngjashme. Burimi kryesor i përbërjeve që përmbajnë karbon dhe hidrogjen janë gjallesat (kafshët, bimët) dhe jogjallesat (qymyri, nafta dhe gazi). Fillimisht u mendua se këto përbërje mund t’i prodhonin vetëm organizmat e gjallë. Më vonë u provua se kjo nuk ishte e vërtetë, megjithatë termi “organik” përdoret ende në atë degë të kimisë që ka të bëjë me studimin e përbërjeve që përmbajnë lidhje 25313.2 Kimia organike

